Spekullime mbi synimet e operacionit rus në Ukrainë dhe sulmin ndaj Transnistrisë
Mediat në Perëndim po qarkullojnë një deklaratë të gjeneralit rus Rustam Minnekaev që ka sqaruar deri diku synimet e operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë. Duke folur për agjencinë “Interfax” Minnekaev ka thënë se ushtria ruse synon marrjen e Donbasit për të krijuar një corridor tokësor deri në Moldavi që do të priste daljen në det të Ukrainës.
Një nga detyrat e ushtrisë ruse është marrja e kontrollit të plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore. Kjo do të siguronte krijimin e një korridori tokësore me Krimenë si dhe ndikimin mbi objektet vitale ekonomike të Ukrainës. Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugë drejt Transnistrisë, ku ka të dhëna për opresion ndaj popullsisë rusishtfolëse
ka thënë ai.
Transnistria është një rajon separatist i Moldavisë që ka një bazë ruse që nga vitet ’90. Vetë Moldavia ka një qasje prorumune, apo pretendohet prej Rumanisë, realitete këto që po aktualizohen njësoj si në periudhën para Luftës së Dytë Botërore. Nuk është e qartë sesa reale janë mesazhet e gjeneralit rus, për shkak se në momentin e tanishëm Rusia ka interes të përfundojë konfliktin nisur nga pasojat ekonomike të tij dhe dështimi për një fitore të shpejtë. Komentet e tij kanë sjellë reagimin e Moldavisë që ka thirrur ambasadorin rus.
Comments
Ju kemi Russia Today e
Ju kemi Russia Today e Sputnik ne shqip.
Kaq di ta thuash ti nuk
Kaq di ta thuash ti nuk diskutohet.
Add new comment