Medvedev: Sanksionet e Perëndimit do të çojnë në kolaps strukturën ekonomike botërore  

Postuar në 07 Prill, 2022 10:53

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, thotë se sanksionet e vëna nga Perëndimi kanë pasu ndikim minimal deri tani në ekonominë e vendit. Sipas tij, sanksionet ekonomike të vendosura padrejtësisht  nga vendet perëndimore që do të shkatërrojnë strukturën e gjithë ekonomisë botërore.

"Në Perëndim ngrijnë asetet e institucioneve financiare, madje edhe Bankës Qendrore, madje flasin për sekuestrimin e këtyre aseteve, d.m.th. , për t'i shtetëzuar. Kjo është sigurisht një luftë pa rregulla dhe rezultati i së cilës do të jetë shkatërrimi i strukturës së të gjithë ekonomisë botërore”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për dy agjencitë e lajmeve "Sputnik" dhe "RT", të cilave u referohet Sana.

Medvedev thotë se vendi i tij është i vendosur për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e tij dhe për t'iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme çdo agresioni kundër tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.