Mediat kroate/Ish-presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, negociatore sekrete e Perëndimit me Putinin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2022/04/14166986016246a68b6c69a334605377_v4big_2022_04_01_13.jpg?itok=smqISO6n)
Media të ndryshme raportojnë për negociata secrete mes Perëndimit dhe Rusisë në kontekstin e vlerësimeve se diplomacia dypalëshe mes Kremlinit dhe Kievit nuk mjafton. Në një raport të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se është vendosur përfshirja e njerëzve që kanë një histori marrëdhëniesh me presidentin rus, Vladimir Putin. Portal kroar “index.hr” shkruan se mes njerëzve që konsiderohen si negociatorë potencialë me Putinin është edhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Për Kolindën ky është testi përfundimtar për pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. nëse ajo përmbyll me sukses negociatat, është e vështirë të imagjinohet se ky pozicion mund t’i përkasë dikujt tjetër
citon burime të vetat portali kroat.
Media në fjale sugjeron se Kitaroviç është zgjedhur nga një rreth i ngushtë diplomatësh europianë për shkak të besimit që ajo gëzon te Putin.
Add new comment