Kremlini: Përpjekja e pas '91-shit për të krijuar lidhje me Perëndimin ka marrë fund
Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të enjten se Moska ka fuqinë për t’i treguar asaj vendin dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër rusofobik për të copëtuar Rusinë.
"Nuk do të funksionojë - Rusia ka fuqinë t’u tregojë vendin armiqve", tha Dmitry Medvedev, ish-president i vendit në periudhën 2008-2012, aktualisht zv.sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Që kur Rusia hyri ushtarakisht në Ukrainë më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dhe aziatikë kanë vendosur sanksione ndaj liderëve, kompanive dhe biznesmenëve rusë, duke e shkëputur Rusinë nga pjesa më e madhe e ekonomisë botërore.
Presidenti Vladimir Putin thotë se operacioni special ushtarak në Ukrainë, siç e quan ai, ishte i nevojshëm sepse Shtetet e Bashkuara po përdornin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë dhe Rusia duhej të merrte masa ndaj "gjenocidit" mbi popullatën rusishtfolëse të Ukrainës.
Ndërsa Ukraina thotë se po lufton për ekzistencë dhe se pretendimet e Putinit për gjenocid janë të pabaza.
Sipas Kremlinit, pavarësisht sanksioneve, Rusia mund t’ia dalë shumë mirë pa atë që e konsideron si Perëndimi mashtrues dhe dekadent i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Rusia e konsideron të mbyllur përpjekjen e saj për të krijuar lidhje me Perëndimin pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Pak pas shpalljes së sanksioneve të para të Perëndimit ndaj Rusisë, Medvedev u shpreh se Rusisë nuk i duhen lidhje diplomatike me Perëndimin.
Add new comment