Gjermania: Antiviruset ruse mund të na kthehen kundër
Agjencia gjermane e sigurisë kibernetike paralajmëroi përdoruesit e antivirusit të zhvilluar nga Kaspersky Lab me bazë në Moskë, se ai përbën një rrezik serioz për një sulm të mundshëm hakerimi.
Agjencia BSI, e cila citohet nga Reuters, tha se kompania e sigurisë kibernetike me bazë në Rusi mund të detyrohet nga agjentë të qeverisë ruse për të hakuar sistemet e IT jashtë vendit ose agjentët mund të përdorin në mënyrë klandestine teknologjinë e saj për të nisur sulme kibernetike pa dijeninë e saj.
Në një deklaratë të saj, Kaspersky ka sqaruar se është kompani e menaxhuar privatisht, pa lidhje me qeverinë ruse. Kompania thotë se paralajmërimi i BSI është i motivuar politikisht.
Paralajmërimi i BSI vjen pasi agresioni rus në Ukrainës po përshkallëzohet me granatimet e ushtrisë ruse të kryeqytetit të Ukrainës.
BSI tha se kompanitë gjermane si dhe agjencitë qeveritare që menaxhojnë infrastrukturën janë veçanërisht të rrezikuara nga një sulm hakerimi.
Add new comment