Tallja pa dinjitet e "Moisiut" të Shqipërisë

Postuar në 09 Mars, 2022 15:23

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përcjellë sot përmes faqes së vet në facebook, një paralajmërim të parë për rritjen e çmimit të energjisë, duke vënë në dukje situatën e vështirë të krijuar nga lufta në Ukrainë.

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia e importuar na kushton 61 lek për kilovat, por FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, po në një kohë krize globale e lufte në Europë. Kjo kohë kërkon kurajo, durim dhe dinjitet

shkruan z. Rama.

Kujt i adresohet ky mesazh? Shqiptarëve? Po pse vallë? A nuk është ky kryeministër që ka koncesionuar tunele 150 milionë dollarë, që ka koncesionuar inceneratorë që sot po shpërthejnë si krater korrupsioni? Dhe çfarë ka ndodhur? Asgjë. Askush nuk proteston, askush prej nesh të gjithëve.

Te kush e kërkon dinjitetin zot Rama? Te heshtja e qytetarëve të cilët i qeveris? Po ne kemi heshtur gjatë gjithë qeverisjes së tij, edhe kur ai e bleu apo neutralizoi opozitën. Çfarë quhet dinjitet në këtë kontekst? Të rrimë e shohim sesi çmimet rriten në mënyrë eksponenciale dhe më pas të dëgjojmë kryeministrin që flet për lojërat e tregut? Apo ministren që na këshillon të ecim në këmbë për të kursyer?

Pse këta ministra nuk shkojnë në punë me bicikletë, apo me transportin urban, pikërisht për të dëshmuar këtë kurajë dhe dinjitet që sot na apelohet prej dikujt të cilit i pëlqen të luajë rolin e babait të kombit apo Moisiut?

Kriza po i godet të gjithë, pa dallim, por ajo po e gjen Shqipërinë në atë derexhe që e sjell hipokrizia dhe arroganca dhe që nëse zgjat ne do të jemi këtu për të dëshmuar sërish lulëzimin e kanabisit dhe trafiqeve. Sepse në fakt këto janë stabiliteti makroekonomik I këtij vendi që një ditë të bukur na u bë edhe Pendëmbajtës, kur pendët e veta i ka të thyera.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.