Berisha “merr” Shkodrën, Spahia: Fitoi opozitarizmi shqiptar
Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë u shpall fitues me 20 059 vota, ose 43.8%. Ai ndiqet nga kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni, me 18 120 vota, ose 39.57%, ndërsa i treti është renditur Xhemal Bushati, kandidati i Bashës, me 7611 vota, ose 16.62%.
Spahia e cilësoi këtë një fitore të demokracisë dhe opozitarizmit shqiptar.
Me falënderimin me zemër ndaj qytetarëve, ju garantoj se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan mua. Dera jonë, dera e shumicës do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë demokratët e vërtetë. Nga sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri, ndryshim i madh në të gjithë Shqipërinë. E para do të komunikoj siç duhet me qytetarët e mi, do t’u japim zgjidhje të gjitha problematikave.
Add new comment