Soros kërkon përfshirjen e Amerikës në konfliktin Ukrainë-Rusi
Filantropi amerikan, George Soros, kërkon përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera transatlantike në konfliktin Rusi-Ukrainë. Soros thotë se këto vende duhet "të bëjnë gjithçka kanë në dorë" për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.
“E kam parë Ukrainën të shndërrohet nga një pjesë e ndarë nga Bashkimi Sovjetik, në një demokraci liberale dhe një shoqëri të hapur”, shkroi Soros në llogarinë e tij në Tuiter.
“Është e rëndësishme që si aleanca transatlantike (Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe), por edhe vendet e tjera, të bëjnë gjithçka munden për të mbështetur Ukrainën në një kohë kur po i kërcënohet ekzistenca”, shkruan ai.
Kërkesa e Soros për më shumë përfshirje të SHBA-së në Ukrainë vjen pasi presidenti Joe Biden ka njoftuar se do të dërgojë trupa të tjera shtesë në Gjermani. Numri i përgjithshëm i trupave amerikane të dislokuara për të ndihmuar në konfliktin Ukrainë-Rusi tani është rreth 12 000.
Biden do të ndihmojë Ukrainën me 350 milionë dollarë, ndërkohë që një sondazh i kryer javën e kaluar tregonte se 72% e amerikanëve nuk duan që SHBA të luajë një "rol të madh" në konflikt.
Shumë grupe pro emigracionit, përfshirë edhe ato që lidhen me Sorosin, kanë nisur të kërkojnë hapjen e kufijve për dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas.
It is important that both the transatlantic alliance (the United States, Canada, the European Union, and the United Kingdom) but also other nations do whatever is in their power to support Ukraine in its time of existential threat.
— George Soros (@georgesoros) February 26, 2022
Add new comment