Fillojnë manovrat për ndarjen e “tortës” së Metaversit
Rregullatorët europianë po përpiqen t’i dalin përpara çdo të papriture që mund të sjellë Metaversi. Perspektiva e këtyre universeve virtuale që i premtojnë përdoruesit mundësinë për të luajtur, për të komunikuar, madje edhe për të punuar, është ende e largët dhe hipotetike. I dominuar nga gjigantët e teknologjisë si motorët e kërkimit, rrjetet sociale, softuerët e smartfonëve, ky sektor ka potencial ekonomik dhe, duke u nisur nga përvojat e mëparshme, e bën të domosdoshëm hartimin e një rregulloreje.
Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager dhe Lina Khan, Presidente e Autoritetit të Konkurrencës së Shteteve të Bashkuara, thonë se për këtë duhet menduar që tani.
"Ne duhet të fillojmë të mendojmë për këtë tani", thotë komisionerja e konkurrencës e BE, Margrethe Vestager.
“Është kur shohim momente të mundshme tranzicioni për të cilat autoritetet duhet të jenë veçanërisht vigjilente”, thotë Lina Khan, në CNBC.
Manovrat e kompanive që kanë potencial në metaverse tregojnë se ato do të kërkojnë kontrollin e disa shtyllave. Microsoft tashmë zotëron lojërat Xbox, kufjet e realitetit virtual Hololens, një shërbim pritës në cloud. Probleme të ngjashme rregullatore mund të lidhen me domenet.
Kështu, FTC sapo ka hapur një hetim paraprak për Oculus, prodhuesin e kufjeve të realitetit virtual të blerë nga Facebook (Meta e ardhshme) në 2014, raporton agjencia Bloomberg. Autoriteti dyshon se kompania diskriminon zhvilluesit e aplikacioneve konkurruese nga ato të publikuara nga Meta. Një formë «trajtimi preferencial» për të cilin ka pasur ankesa. Sipas Theinformation.com, në një hetim tjetër, FTC po shqyrton marrjen e aplikacionit virtual të fitnesit Supernatural nga Meta. Rregullatori amerikan dyshon gjithashtu se kompania e Mark Zuckerberg kërkon të imponojë kufjet e saj Oculus.
Add new comment