Z. Macron i pëlqen të luajë me Globin

Postuar në 12 Shkurt, 2022 01:11

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është Lajm. Por ai ai nuk ka qenë asnjëherë Lajmi. Ndodh kjo me ata që krijonë batica llafollogjike që i rrinë 3 numra sipër edhe një vendi shumë të madh.

Këto ditë Macron ka qenë disa herë Lajm. P

Lajmi numër 1, që shkon me profilin e tij publik: Konfirmohet nga burime diplomatike se në takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin, vendosja në tavolinë aq të gjatë u bë për shkak të faktit se Macron refuzoi testin anti-Co-Vid-19. Dhe e bëri këtë siç thuhet sepse:

Zyrtarët francezë nuk donin që Rusia të posedonte ADN-në e Macron. Pse ta duan rusër kodin gjenetik të presidentit francez? Është e vërtetë se Macron ngjan pak, ka një si hije si Napoleoni, por vështirë të mendohet se ai është rimishërim I tij.

Lajmi numër 2. Presidedenti i Francës ka premtuar Rilindje të industrisë bërthamore franceze me ndërtimin deri në vitin 2050 të 14 reaktorëve të tjerë të rinj, mediat kanë vënë në dukje përherë se Macron, teksa ka bërë këtë, ende nuk ka shpallur kandidaturën. SI një mjeshtër që presupozon se është, presidenti francez po teston ujërat elektorale në disa drejtime. P.sh kjo e reaktorëve mbështet nga të djathtët në Francë që duan pavarësi energjetike për vendin, por refuzohet nga të majtët që flasin për kosto. Mirëpo Macron vetë përshkruhet si centrist dhe për më tepër që është vizionar, ai flet për Rilindje pas mandatit të parë, këngë e vjetër kjo tashmë.

Lajmi numër 3. Macron premton se Franca do të mbrojë territoret franceze të Antarktidës. E ka bërë këtë gjatë një samiti të organizuar nga Franca të quajtur “Një Oqean”, i përqendruar në çështjet e mjedisit. Mund të ketë të drejtë, vetëm se duhet kujtuar se pak muaj më parë Parisi u përfshi në gati një luftë nervash dhe sanksiones për peshkimin me Britaninë e Madhe.

Thënë kjo, akrobacitë e presidentit të Francës na kujtojnë llojin e Europës në të cilën jetojmë, ku fjalët e mëdha qepin vizione pompoze por që mbeten të vogla si ajo politika e ditës që udhëheq në fakt asgjë më shumë sesa rivalitetin mes shteteve.

Macron vetë i ra botës kryq në 7 vjet, shpalli objektiva ngado, një herë në Mesdhe, pastaj në Turqi, në Siri, në Liban vuri afate për qeverinë e re, u hodh në Mali, shkelte syrin në Algjeri, krekosej para Merkel, pëlqente veten kur fliste në Kongresin amerikan. Por përtej këtij shou personal, asgjë.

Së fundmi tentoi një paqe në Rusi prej nga ku doli vetëm një takim kortezie. Në kërkim të një autoriteti global që po gërryen autoritetin e Francës që është e qartë se është indiferente ndaj lojës me globin që i pëlqen të bëjë z. Macron.  

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.