Paqja, e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 12 Shkurt, 2022 22:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se planet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë po vazhdojnë dhe për këtë duket se ka një dakordësi nga Perëndimi.

Prishtina dhe Tirana ranë dakord në kontituimin e një entiteti administrativ në të dyja anët e kufirit dhe disa këtë do ta quanin Shqipëria e Madhe. Ne kemi deklarata nga zyrtarët nga Prishtinë që e duan një gjë të tillë...Kjo nuk është një platformë abstrakte, po ju them se çfarë po ndodh

ka thënë ai.

Selakoviç ka pranuar se Serbia e humbi Kosovën në një moment kur qasja e saj ndaj problemi ishte realiste, por sipas tij parimi i sovranitetit duhet aplikuar për të gjithë njësoj. P.sh serbëve të Republikës Srpska u duket e pamundur të arsyetohet se pse shqiptarëve iu njoh e drejta të shpallin pavarësi nga Serbia dhe atyre jo. I pyetur nëse Serbia do të pranonte pazarin mes Kosovës dhe Republikës Srpska, Selakoviç ka devijuar duke thënë se:

Po tregoj se Kosova ka patur një ndikim shumë negativ në rajon. Është diçka për të cilën ne nuk mund të biem dakord me të tjerët. Kjo është arsyeja pse ne ndërmorëm nismën e Ballkanit të Hapur. Kur ne tregojmë se po bëjmë diçka shumë më mirë në bashkëpunimin ekonomik, çështjet politike do të jenë më të lehta për t’u zgjidhur. Por a mund ta imagjinoni? Shqipëria dhe Serbia nuk kanë patur marrëdhënie të mira për më shumë se një shekull. Tani liderët tanë po takohen çdo 3 muaj dhe diskutojnë çështjet për bizneset dhe shoqëritë tona

është shprehur ministri serb.

Ai ka përcjellë bindjen se e vetmja rrugë realiste për rajonin është paqja dhe për këtë jep mësime edhe Historia.

Pa paqe ne nuk mund të zhvillojmë asgjë të mirë…Unë isha fëmijë kur vendi im I madh u shpërbë, bota po përjetonte vitet më të mira të zhvillimit dhe ne ishim në luftë civile. Përpara shpërbërjes, popullsia e Jugosllavisë ishte 23 milionë. Sot, në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë ka 18-17 milionë njerëz. Pra cili është rezultati?

ka përmbyllur intervistën ministri serb.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.