Suksesi i Zuckerbergut me shokë, një grackë për sipërmarrësit e rinj

Postuar në 08 Shkurt, 2022 15:42
Stephen Johnson*

 

Historitë për sipërmarrësit e rinj dhe të suksesshëm i has kudo. Nga listat e Under 30 të Forbes deri te filmat si "The Social Network", këto histori janë njëfarë plani tërheqës për suksesin e hershëm: ëndërroni shumë, punoni shumë dhe shumë shpejt mund të bëheni titanë të teknologjisë.

Ka më pak gjasa të dëgjoni një histori të tillë: një sipërmarrës i ri hap një biznes, grumbullon borxhe, i mbaron fati, demoralizohet dhe më pas, pa dëshirë, gjen një punë të zakonshme. Çfarë e shpjegon shpeshtësinë e këtyre historive që përplasen dhe digjen? Duket se problemi nuk qëndron në ndjekjen e sipërmarrjes, por në moshën në të cilën sipërmarrësit fillojnë të hapin biznese.

Shumica e themeluesve të bizneseve nuk janë dhe aq të rinj

Ky është rezultati i një studimi të fundit, sipas të cilit mosha mesatare për sipërmarrjet e reja  me rritje të shpejtë është 45 vjeç. Ky zbulim rezulton i vërtetë në të gjithë "sektorët e teknologjisë së lartë, qendrat e sipërmarrjes dhe daljet e suksesshme të firmave në bursë". Pra, megjithëse të menduarit konvencional tenton ta pikturojë brezin e ri si novatorë unikë krijues dhe (këtu ju kërkoj falje paraprakisht) Mendimtarë të Mëdhenj, duket se brezat e vjetër kanë më shumë gjasa të kenë tipare që lehtësojnë suksesin sipërmarrës.

"Ne zbuluam se vërtet mosha i paraprin suksesit, dhe kjo ka shumë rëndësi, por në mënyrën e kundërt që propozojnë shumica", shkruajnë studiuesit. "Përqindjet më të larta të suksesit në sipërmarrje vijnë nga themeluesit në moshë të mesme dhe më gjerë".

Ideja bazë e kësaj marrëdhënieje të suksesit me moshën është se njerëzit priren të shtojnë aftësitë, burimet dhe përvojën me moshën. Sidoqoftë, gjetjet zbuluan disa paralajmërime:

Në përgjithësi, ne shohim se themeluesit më të rinj duken shumë të pafavorizuar në tendencën e tyre për të prodhuar kompanitë me rritjen më të lartë. Thënë kjo, ka diçka interesante te pragu dhe kulmi i suksesit. Nën moshën 25 vjeç, themeluesit duket se nuk performojnë mirë (d.m.th., rastet janë shumë të rralla), por ka një rritje të mprehtë në performancë pasi kalon mosha 25 vjeç. Midis moshës 25 dhe 35 vjeç, kurba e performancës duket përgjithësisht e sheshtë. Megjithatë, duke filluar pas moshës 35 vjeç ne shohim probabilitet të shtuar suksesi dhe 25-vjeçarët lihen pas. Një tjetër rritje e madhe e performancës vjen në moshën 46-vjeçare dhe vazhdon deri në moshën 60-vjeçare".

Të ëndërrosh apo të mos ëndërrosh?

Pra, cili është mësimi për sipërmarrësit e rinj, të mundshëm? Nuk duhet të ndaloni së ëndërruari gjëra madhështore. Por ndoshta është më e mençur të filloni të ëndërroni në mënyrë më strategjike - të ndiqni një strategji sipërmarrjeje që përfshin më shumë opsione me kosto të ulët dhe me rrezik të ulët, si mundësi sipërmarrëse. Në këtë mënyrë, ju mund të mblidhni më shumë përvojë dhe aftësi që do t’ju ndihmojnë për të forcuar kompaninë që keni themeluar.

Gjetjet mbi moshën dhe suksesin nënkuptojnë gjithashtu se sipërmarrësit e rinj nuk duhet të bien në grackën e krahasimit të tyre me historitë e veçanta të suksesit të të rinjve - Zuckerbergët, Musk-ët dhe Gates e botës.

"Ne duhet të ndalojmë së gënjyeri të rinjtë për tregtinë dhe të themi të vërtetën se biznesi është i vështirë", shkruan Jeffrey A. Tucker në një artikull për Institutin Amerikan për Kërkime Ekonomike. “Puna është e vështirë. Të kursesh para nuk është e lehtë. Shërbimi ndaj klientëve është i vështirë. Për disa njerëz është e vështirë edh thjesht të ngrenë një kompani. Të gjitha këto janë aftësi që mësohen. Argëtimi vjen vetëm pasi t’i kesh zotëruar mirë ato".

Shkrimi është publikuar në Big Think

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.