Primaret/ PD e Berishës zyrtarizon kandidatët për vendoret e pjesshme
Komisioni i Rithemelimit është i pari grupim politik që ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret e organizuara nga e ashtuquajtura PD e Berishës prodhuan 6 kandidatë, me të cilët ajo hyn në këto zgjedhje, sipas të gjitha gjasave nëpërmjet një koalicioni me parti të tjera opozitare. Ndërkohë, pothuajse e plotë është lista e socialistëve. Në grupin e të përzgjedhurve për betejën e vendoreve të pjesshme, nën siglën e PS-së, mungon kandidati i Lushnjës, për të cilin socialistët nuk kanë arritur të bien dakord deri tani. Në kampin blu të Bashës nuk ka ende emra, një praktikë e njohur kjo nëse merr parasysh publikimin e listave të kandidatëve të dy zgjedhjeve të fundit parlamentare, në limitet e afatit të vënë nga KQZ-ja. Megjithëse ende pa një listë të vetën, selia blu iu përgjigj primareve të Berishës me një deklaratë, përmes së cilës i kujtoi se lista e tij s'ka lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.
Kandidatët e PD-së së Berishës
Bashkia Vorë- Lulzim Vrana
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia
Bashkia Durrës- Ardian Muka
Bashkia Dibër- Premtim Kryemadhi
Bashkia Lushnjë - Elton Bano
Bashkia Rrogozhinë- Hekuran Xhani
Kandidatët e PS-së
Bashkia Shkodër - Majlinda Angoni,
Bashkia Dibër - Rahim Spahiu
Bashkia Vorë - Blerim Sheraj
Bashkia Rrogozhinë - Edison Memolla
Bashkia Durrës - Ermirjana Sako
Bashkia Lushnjë – në pritje.
Add new comment