Shkolla nuk ka pse të jetë fabrikë produktesh standarde

Postuar në 28 Janar, 2022 15:39
Ernesto Galli della Loggia

 

Në vend që të bëjë punën e tij, në vend që të bëjë gjithçka për t'i pajisur nxënësit e varfër me kompjutera, në vend që të mësojë në fakt qindra mijëra të rinj të shkruajnë në italisht, nxënës që dalin prej saj të paaftë për ta bërë këtë, shkolla italiane këmbëngul të shpërdorojë energjinë dhe burimet në grumbullimin e nismave të reja, aktiviteteve të reja dhe projekteve të reja, me të vetmin rezultat shtrembërimin e vokacionit të saj. E gjithë kjo - siç ndodh shpesh në Itali - falë atyre që në teori duhet të kujdesen për fatin e saj: në qendër një klikë burokratësh të lartë dhe "ekspertësh" pa tru", mbi ta një ministër që në fakt dominohet prej tyre sepse për vite me radhë i është hequr çdo autoritet kulturor dhe peshë politike dhe në fund, një Parlament ku mbretëron paaftësia dhe demagogjia.

 

Në fakt, ishte Dhoma e Përfaqësuesve ditët e fundit që miratoi njëzëri një projektligj që synon prezantimin eksperimental të aftësitë jonjohëse në metodën e mësimdhënies. Çfarë do të thotë ky formulim jo fort i qartë i "aftësive jo njohëse", çfarë janë ato dhe çfarë lidhjeje ka shkolla dhe “metoda e mësimdhënies”?

Me pak fjalë, kjo do të thotë që tani e tutje gjatë mësimdhënies së tyre, mësuesit do të duhet të sigurohen që, sipas ithtarëve, të rrënjosin dhe/ose rrisin te nxënësit ato sjellje pozitive dhe adaptive që u mundësojnë atyre të përballojnë dukuritë më të ndryshme të jetës së përditshme. Dhe për këtë arsye të stërvitesh në "vetëkontroll", "stabilitet emocional", "empati", "vetëbesim" dhe "rezistencë", për të "menaxhuar emocionet dhe stresin", për "komunikimin", "Marrjen e vendimeve" dhe "zgjidhjen e problemeve”.

Këto janë pikërisht të ashtuquajturat soft skills, ndaj mësimdhënies/përhapjes së të cilave shkolla duhet të përkulet për të formuar karakterin e nxënësve. Por a nuk është kjo ajo që shkolla në fakt ka bërë gjithmonë? Po, por vëmendje në këtë pikë: deri tani e ka bërë këtë nëpërmjet njohurive të disiplinave të ndryshme, duke u shpërndarë të rinjve një gamë të gjerë njohurish dhe më pas duke i lënë ato njohuri, librat e lexuar dhe mendimet në shpirtin e secilit prej tyre të takohen me natyrën dhe imagjinatën e gjithsecilit duke i dhënë jetë asaj që quhet personalitet.

Pra, shkolla deri tani ka qenë e bindur se ajo që ka formuar karakterin e të rinjve që i janë besuar, ka formuar mënyrën e tyre të të ndjerit dhe rrjedhimisht të qenies, në thelb ishte kultura që fitohej nëpërmjet saj. Në secilin prej atyre të rinjve në mënyrë të lirë dhe spontane, sipas mënyrave misterioze të destinuara të mbeten të tilla, pikërisht si garanci lirie dhe spontaniteti.

Dhe pedagogjia më e mirë i është përmbajtur gjithmonë këtij konceptimi të lirë dhe spontan të formimit të njeriut brenda institucionit arsimor. Shkolla nuk ka propozuar asnjëherë formimin e një tipi standard të individit, të një personi të modeluar sipas specifikimeve të vendosura më parë, sikur të ishte një makinë.

 

Por tani e dimë që deputetët e Republikës nuk mendojnë kështu. Përkundrazi, ata mendojnë se personazhi duhet të përcaktohet që në fëmijëri (të mos harrojmë se kthesa e shpresuar didaktike vlen për të gjithë ciklin shkollor) sipas një formati të paracaktuar “aftësish”. Aftësi në çfarë? Ata do ta kishin kuptuar këtë nëse do të kishin lexuar atë që ka predikuar prej disa kohësh Qendra e Kërkimeve Arsimore të OECD, e cila ka qenë gjithmonë avokati më i palodhur i kësaj kthese didaktike në nivel evropian.

Në thelb, aftësia për t'u integruar pa probleme në shoqëri, ashtu siç është (në veçanti për atë pjesë të saj që ka të bëjë me botën e punës), për t'u përshtatur me sukses me parimet e saj, për të futur rregullat e saj duke ditur të "vetëkontrollohet” dhe duke u treguar vetë e aftë për të “zgjidhur problemet”.

Kështu realizohet projekti i vjetër i çdo totalitarizmi: që shkolla të mos jetë më në asnjë mënyrë tjetër diçka tjetër në krahasim me shoqërinë, diçka e pakalueshme për të, sepse padyshim tjetër është paradigma e saj dhe të tjera janë parametrat e saj funksionalë.

Përkundrazi, është vetëm parashikimi i paqartë i vetë shoqërisë, vendi ku mbi të gjitha konstatohet gatishmëria më e madhe ose më e vogël e secilit për t'iu përshtatur kërkesave të tij. Kështu që, shkolla të shërbejë në fakt për të hedhur themelet për një kontroll/kushtëzimi masiv autentik: mjafton të përdoret fjala magjike "kompetencë jo njohëse" dhe kaq mjafton: kush mund të reshtohet ndonjëherë në anën e paaftësisë?

Por sigurisht që ka edhe diçka tjetër: aspekti "material" i gjithë çështjes, i cili, megjithatë, ka të bëjë – që ç’ka me të si - edhe me përmbajtjen. Në fakt, me qëllimin për t’i udhëzuar siç duhet mësuesit për pikën e kthesës didaktike në fjalë, projektligji parashikon një "Plan të jashtëzakonshëm të veprimit të trajnimit", të financuar nga lopa që milet zakonisht dhe që tani është bërë PNRR. Në fakt, dy entitete që prej vitesh - në lidhje të ngushtë me qendrat euro-ndërkombëtare të ideologjisë së re arsimore - kanë qenë fortesa e një koncepti sistemesh të bazuara në idenë e përkthimit të njohurive në terma të standardizuar dhe të matshëm, jo aq mbi njohjen, sa mbi tiparet psikologjike, qëndrimet apo elementet e karakterit të studentëve, duke përfshirë simptomat klinike të kategorive "në rrezik", për të ndërhyrë më pas natyrshëm në kuptimin terapeutik.

E vërteta më në fund del në shesh. "Kompetencat jo njohëse" janë mjeti që shkolla të humbasë natyrën e saj të lashtë dhe njëkohësisht gjithmonë të re. Domethënë, që ajo të pushojë së qeni vend mësimi dhe formimi civil e kulturor i brezave të rinj.

Në vend të kësaj, ajo transformohet në një agjenci të përgjithshme të kujdesit social, brenda së cilës një hapësirë ​​psiko-mjekësore që synon normalizimin e kontrollit të personalitetit të studentëve të saj bëhet gjithnjë e më e gjerë.

Tashmë me padurim, Xhorxh Oruell pret pranë telefonit që në çdo moment të thirret për të marrë postin e ministrit të Arsimit të Republikës Italiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.