Kur Amerika vret gabimisht (VIDEO)

Postuar në 21 Janar, 2022 09:43

Pentagoni publikoi për herë të parë pamjet me dron të një sulmi të dështuar në Kabul, që vrau 10 anëtarë të një familjeje, shtatë prej tyre fëmijë, ndërsa SHBA tërhiqej nga Afganistani.

Pamjet u morën fillimisht përmes një padie mbi Aktin e Lirisë së Informacionit nga The New York Times dhe më pas u publikuan nga Komanda Qendrore e SHBA të enjten. Pentagoni e ka justifikuar këtë gabim tragjik me inteligjencën e kufizuar, gjendjen e gatishmërisë sëe lartë dhe vendimmarrjen e nxituar.

Pamjet tregojnë momentet para goditjes fatale me dron në një makinë në një oborr në Kabul më 29 gusht.

Një segment i pamjeve tregon dy njerëz, njëri dukshëm i vogël në raport me tjetrin, ndërsa makina që ishte shënjestra kthehet për të parkuar.

Në momentin e goditjes shihen disa njerëz që largohen.

Ushtria amerikane fillimisht tha se shënjestër e këtij sulmi ishte operativ i Shtetit Islamik në Provincën Khorasan (ISIS-K). Ky i fundit, sipas informacioneve të mbledhura, kishte planifikuar një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku afganët e dëshpëruar vazhduan të mblidheshin në përpjekje për t’u larguar nga vendi pasi talebanët morën pushtetin.

Sulmi erdhi tre ditë pasi një sulm vetëvrasës i ISIS-K në aeroport la pas 160 afganë të vrarë dhe 13 trupa amerikane.

Në nëntor, Pentagoni pranoi se kishte bërë një gabim tragjik, duke thënë se njeriu që drejtonte makinën, Zemari Ahmadi, nuk kishte asnjë lidhje me ISIS-K dhe punonte për Nutrition and Education International, një organizatë ndihmash me bazë në SHBA. Sulmi vrau nëntë anëtarë të familjes Ahmadi, ndërsa Pentagoni njoftoi më vonë se askush nuk do të hetohej apo ndiqej për këtë rast.

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë pranuan në nëntor se video e mbikëqyrjes tregonte të paktën një fëmijë të pranishëm në zonë vetëm dy minuta para sulmit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.