Covid-i i lehtë dobëson kujtesën
Edhe format e lehta të Covid-19 lënë pas pasoja afatgjata. Një prej tyre është dobësimi i vëmendjes dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit. Konkluzioni del nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britani.
Në funksion të studimit, pjesëmarrësve që kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 më parë, por nuk raportuan simptoma të tjera tradicionale të gjata të Covid, iu kërkua të kryenin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësinë e tyre konjitive.
“Ajo që të habit është se, megjithëse pacientët Covid-19 nuk ndienin simptoma në kohën e testimit, ata treguan vëmendje dhe kujtesë të degraduar", thotë Dr. Sijia Zhao i Departamentit të Psikologjisë Eksperimentale, Universiteti i Oksfordit.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin dukshëm më keq në kujtimin e përvojave personale, të njohura si kujtesa episodike, deri në gjashtë muaj pas infektimit.
Po ashtu, u vu re një rënie më e madhe në aftësinë e tyre për të mbajtur vëmendjen me kalimin e kohës, deri në nëntë muaj pas infektimit.
Add new comment