"Na duhet një fidanishte në PS, politikës nuk i shpëtoni dot"
Në takimin me të rinjtë e FRESSH-it, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të rinjve në politikë. Në 30-vjetorin e FRESSH-it, kreu i socialistëve tha se PS-së i duhet një fidanishte e re, që do të kthehet në klasën politike të së nesërmes.
Ka një rënie në pikiatë të interesit për politikën, që përkon me një rritje dramatike të nevojës së shoqërive për politikën. Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve si kopili në derë të tjerëve. Sepse sado të mos duash të merresh ti me të, ajo merret me ty. Sa më larg t’i rrini politikës, aq më shumë do hani dynjanë për shkak të saj.
Siç ndodh zakonisht në evente të kësaj natyre, kryeministri nuk e kurseu një batutë për një nga figurat më të rëndësishme të FRESSH-it në këto 30 vite.
Unë dua që ju të shkoni përtej FRESHIT. FRESSH-i u bë 30-vjeç nuk quhesh më i ri, 30 vjeç, 40 vjeç, 50 vjeç, 60 vjeç, 70 vjeç, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko askush tjetër! Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, pavarësisht se po shkon 50 vjeç.
Add new comment