Basha përjashton nga PD Berishën dhe besnikët e tij
Dy ditë pas protestës në selinë blu, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e Sali Berishës dhe disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit nga partia. Krahas Berishës është vendosur përjashtimi i Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Rigels Muçollarit dhe Keltis Krujës.
Për 19 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, kryesia e PD-së ka vendosur pezullim. Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu janë pezulluar për një afat të pacaktuar.
Add new comment