Dodik nën sanksione të reja nga administrata Biden

Postuar në 05 Janar, 2022 16:56

SHBA i ka vendosur sanksione liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik. Administrata Biden e akuzon Dodik për “veprimtari korruptive” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe të minojnë marrëveshjen e paqes, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 25 vjet më parë.

Departamenti i Thesarit thotë se Dodik e ka përdorur pozicionin e tij drejtues për të grumbulluar pasuri përmes ryshfetit, raporton AP.

Nën sanksionet e SHBA ka përfunduar edhe një media, Alternativna Televizija d.o.o. Banja Luka, në pronësi të një kompanie që mendohet të jetë e lidhur me familjen e Dodik. Administrata thotë se Dodik e bleu organizatën për të çuar përpara axhendën e tij.

Praktikisht, sanksionet e administratës së Bidenit do të rëndojnë në pasuritë e Dodik. Çdo pronë ose interes që lidhte me emrin e tij në Shtetet e Bashkuara tani është bllokuar.

Dodik, anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, e cila përfshin gjithashtu një zyrtar boshnjak dhe një kroat, për vite me radhë ka mbrojtur ndarjen e mini-shtetit gjysmë autonom serb të Bosnjës nga Bosnja, për ta bërë atë pjesë të Serbisë fqinje.

Praktikisht, kjo përbën shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së përgjakshme civile të Bosnjës, ku u vranë më shumë se 100 000 njerëz dhe mbetën miliona të pastrehë në masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Praktikisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.