Rusia mbyll shoqatën me arkivin më të madh të Gulagëve
Gjykata më e lartë e Rusisë vendosi mbylljen e Memorial International, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që disponon arkivin më të madh në botë të dokumenteve dhe dëshmive të epokës së gulagëve. Organizata ishte futur në futur në listën e “agjentëve të huaj” nga qeveria ruse, ndërsa dy ditë më parë lideri i saj historik, Yuri Dimitrev, u dënua me 15 vjet burg nga një gjykatë në Petrozavodsk.
Përfaqësuesja ligjore e organizatës, Tatiana Glushkova, i tha CNN-it se arsyeja e vërtetë e mbylljes së Memorial është se prokurorët nuk e duan punën e bërë për rehabilitimin e viktimave të terrorit sovjetik. Në statutin e saj, Memorial thotë se është ngritur me qëllimin për të zbuluar dhe ruajtur të vërtetën historike mbi represionin politik në shkallë të gjerë në Bashkimin Sovjetik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shoqata e ka qendrën në Moskë, por ka 50 degë nëpër Rusi, Ukrainë dhe vende të tjera të Europës.
Në mbështetje të saj kanë dalë figura si drejtori i Novaya Gazeta, Dmitri Muratov dhe ish-presidenti Mikhail Gorbacev, fitues të Nobelit përkatësisht në 2021 dhe 1990.
Add new comment