Nëse ky është njeriu i Amerikës...

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 22:40

Lulzim Basha ka folur sot pas mësymjes që i ndodhi në seli me garanci shprehimore që nuk përputhen me modelin e kakërdhisë politike që ndërtoi në 8 vjet. Me një lehtësi jovertebrori, z. Basha ka kujtuar 21 janarin për Sali Berishën, të cilin e quajti skenar të Tomë Doshit ndaj të cilit u përgjigj Berisha me 4 të vrarë. Pastaj z. Basha ka lënë të kuptohet se SHBA do të shpallë non grata edhe Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Dhe si rrjedhojë, me këto karta në xhep, ky zotëri rezulton vetiu si i zgjedhuri i Amerikës në këtë vend. Mundet të jemi para një teatri me kukulla, ku Lulzim Basha po luan majmunin Hirko, mundet ndoshta që skenari që z. Basha na thotë këtu të jetë kaq real, saqë ne duhet patjetër të fillojmë të besojmë se Amerika ka nisur jo vetëm të hajë bar në këto anë, por rrezik e përfshin barin në listën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Sepse nuk ka asnjë logjikë të shëndetshme dhe objektive që ky njeri të jetë e ardhmja e këtij vendi apo edhe zbatues i ndonjë skenari fantazmagorik amerikan në Shqipëri.

Pas tij sot qëndrojnë garanci të SHBA dhe ambasadores së tyre në Tiranë, një fatkeqësi ndër fatkeqësitë për Shqipërinë, por vetë për këtë etapë e cila nuk po zgjidhet pikërisht sepse SHBA e famshme dhe e domosdoshme, nuk po na thotë se çfarë qameti paska bërë ky Berisha e që neve nuk na e pret mendja.

Por t’i lëmë këto konsiderata për një fatkeqësinë globale me emrin Amerikë e të merremi me këtë reptilin politik të PD-së që sot i kujton shpikësit të tij 21 janarin. Kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe kur nuk foli asnjë fjalë. Kur ia hodhi asaj dite pikërisht në sajë të Sali Berishës që pasi urdhëroi vrasjet në boulevard, së pakun e mori përsipër vetë për të shpëtuar fytyrën e këtij veremi politik që sot na e ka lënë dhuratë në Shqipëri. Ata që janë krah z. Basha kanë vetëm një shans të mbijetojnë përkrah tij: të jenë identic si ai, po aq perfidë sa ai, pasi përndryshe sot kanë dëshminë e gjallë të lehtësisë me të cilën ky njeri shkel edhe atë nuk shkelet.

Nga ana tjetër z. Basha ka hapur një kapitull në të cilin është të paktën dëshmitar dhe nëse ambasdorja Kim, që na jep mend lart e poshtë 24 orë në 7 ditë të javës, e ka për zemër reformën në drejtësi, është e udhës të presojë që Lulzim Basha të dëshmojë ato që di.

Me nervat e prishura të këtyre protagonistëve që nuk dinë ende sesi do të shkojë pazari i tyre jo vetëm që po luhet një teatër i shëmtuar në një vend kaq të mjerë dhe ku të vjen ndot të rrisësh fëmijë, por po merret vesh në mes të ditës se krimet politike nuk kanë asgjë të fshehtë. Se ato janë ashtu siç e dimë të gjithë, se drejtësia është gishti pas të cilit fshihen të gjithë këta që sot po lëshojnë ofshama dhe po paralajmërojnë kafshime. Me të vetmin dallim se nëse Berisha nuk mund të zhgënjejë më askënd, Basha, hollandezi i edukuar, na provon se shpresa e Perëndimit është e rreme.

s.zaimi

Comments

Submitted by Bledi (not verified) on

Kakerdhi
Jovertebror
I zgjedhur
Majmuni Hirko
Reptil politik
Shkel ate qe nuk shkelet
Hollandez i edukuar
I rreme

Konkursi i mbiemrave eshte i hapur per te ezauruar qenien Basha… Diçka me thotë se nuk ka te sosur kjo pune. Si mund ta cilesosh hicin e t’i japesh fund? I jepet fund hiçit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.