Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.
Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet
shkruan në tuiter kryeministri polak.
Vetë Lukashenko e ka pranuar se trupat e tij ushtarake po ndihmojnë emigrantët të kalojnë kufirin polak, duke zbuluar kështu se kjo është përgjigja e tij ndaj sanksioneve të vëna nga BE. Nga ana e vet, Polonia akuzon Minskun se po aplikon forma të luftës hibride jo vetëm për kanalizimin e fluksit migrator, por edhe për të destabilizuar furnizimin me gaz të Europës. Në këtë kuadër, Varshava ka ndërmarrë aksione diploatike në vendet e Balltikut, që janë një tjetër pikë kritike e sigurisë europiane.
Add new comment