Propozim në Kongresin amerikan: Nëse Putin merr pjesë në zgjedhjet e 2024-ës, SHBA të tërheqë njohjen

Postuar në 19 Nëntor, 2021 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin drejt një kursi politik që ndan botën sipas menusë së vet, të shijeve të veta. Së fundmi ka dalë në dritë një lajm sipas të cilit Kongresi amerikan mund të adoptojë një rezolutë për mosnjohjen e zgjedhjeve presidenciale ruse të vitit 2024 nëse në to merr pjesë sërish presidenti aktual Vladimir Putin. Është një marrëzi që nuk dihet nga ushqehet, por e cila ka marrë një përgjigje qysh tani duke sinjalizuar llojin e botës që po afron.

Jam i sigurtë se ky dokument nuk do të adoptohet, megjithatë nëse një gjë e tillë ndodhë, kjo do të çojë në përkeqësim të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA

është shprehur për Sputnik, zv.kryetari i Parë i Komitetit të Këshillit Federativ për Çështjet Ndërkombëtare të Rusisë, Vladimir Jabarov.

Reagime ka patur edhe nga zv.kryetari i Dhomës së Lartë të parlamentit rus, Konstantin Kosachev që i ka cilësuar lëvizjet nga përfaqësues amerikanë si ndërhyrje në punët e brendshme. Komentet pasojnë depozitimin e një propozimi në Kongresin amerikan nga kongresmenët Steve Cohen dhe Joe Wilson, sipas të cilit SHBA nuk duhet të njohë zgjedhjet presidenciale të 2024-ës nëse në to merr pjesë edhe Putin. Cohen është bashkëkryetar i Komisionit mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë(Komisioni i Helsinkit), çka i jep zë tjetër propozimit. 

Mosnjohja e presidentit rus do të ishte një zhvillim me pasoja të mëdha ndërkombëtare dhe një njollë mbi besueshmërinë e SHBA që arrin deri aty sa të bëjë marrëveshje me talebanët në Afganistan dhe tashmë flet për bojkot të Kinës dhe Rusisë. Është një aventurë që nëse materializohet e kthen botën shumë pas.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.