Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë
Rusia është shndërruar në harkun kohor të tetë viteve në një kërcënim më të madh për Perëndimin. Kreu i ushtrisë britanike, Nick Carter ka deklaruar se ndonëse Vladimir Putin nuk do një konflikt të armatosur me Perëndimin, përgatitja për përplasje nuk duhet të injorohet.
Rusia e sheh kontekstin strategjik global si një betejë të pandërprerë në të cilën mendoj, ata mund të vënë në zbatim të gjitha mjetet e forcës nacionale për të arritur objektivat e tyre. Por duke bërë kështu, Rusia nuk do të mbërrijë në një luftë të nxehtë
ka thënë Carter.
Megjithatë sipas tij nuk përjashtohet një përshkallëzim apo luftë aksidentale, çka e bën të domosdoshme edhe unitetin e aleatëve në NATO. Në të njëjtën suazë qëndrimesh, po sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë për përqendrimin e trupave dhe mjeteve në kufijtë e Ukrainës. Ai i bëri komentet gjatë një konference me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, teksa ka shtuar se ndonëse nuk duhet spekulluar mbi përqendrime të tilla, është përvoja e fundit që çon në shqetësime serioze.
Disa ditë më parë, Presidenti rus, Putin njoftoi se kishe refuzuar propozimin për një stërvite në Detin e Zi, për të mos tensionuar më tej situatën.
Add new comment