Rrumpalla e Edit. Pas 8 vjet mburrjeje me Rilindjen Urbane, shpallet prioritet shkrromjepsja e Shqipërisë

Postuar në 07 Nëntor, 2021 15:28

Patrimi i Shqipërisë u shpall sot nga Vlora si prioritet i mandatit të tretë. Vetë kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë. Për ta thënë në dialektin e zonës, Shqipëria do shkrromjepset nga duararti Edi – edhe duar-larë tani që na u bë sebep CoVid-19 -dhe të vetët, që sot kishin krijuar dekorin dhe skenografinë e pastruesit në pyllin e Sodës.

Në formën e këshillave të xhaxhi Enverit që fliste për mbledhjen e thërrimeve dhe bërjen kokodash me djathë, edhe kryeministri i Shqipërisë, ka këshilluar sesi mbahet ambienti pastër:

Sikur secili atë shishen plastike që zbraz teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës të mos e hedhë, apo secili që vjen në hijen e pishave t’i marrë me vete ato mbetje që prodhon, atëherë ne nuk do turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na i ka falur Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë në Zot, që na i kanë zili shumë por jemi ne arsyeja që lë një shije shumë të hidhur edhe tek ata që e vizitojnë…Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situata kudo edhe këtu, ka qenë shumë më keq disa vite më parë, por është shumë keq si duhet të ishte dhe si duhet të jetë Shqipëria që pretendon bazuar në të gjithë ato që i ka dhënë natyra e Zoti të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm

Kursimi është përgjegjësi e përbashkët, por edhe pastërtia ama. Sidomos tani që sorollopi i Edit dhe Belindës dhe Damianit kanë rregulluar punët...

Është e çuditshme sesi ndryshon regjistër ky njeri. Sesi i udhëzon të vetët, qorrat e partisë dhe pushtetit që t’i përshteten politikave ditore të dekretuara nga i njëjti njeri. I njëjti që e shpall Shqipërinë perlë të Mesdheut, që tall e përçmon ata që ngrenë shqetësime për pisllëkun e madh, kurse sot, kur muti është bërë mullar, del me bidon e thes në dorë si shërbyesi i parë.

Bëmë më lart një krahasim me Enver Hoxhën, të cilit duhet t’I kërkojmë ndjesë, sepse me thënë të drejtën e mbante fjalën sa herë e thoshte. Edhe për të shtrënguar rripin na e shtrëngoi si rrallë kush, por edhe kur fliste për armiq hurin e përdorte si usta. Sot problemi është se kemi një qeveri, disa qeveri që premtojnë Zvicrën dhe nuk mbajnë dot standardin e Kamzës. Si mundet që në vitin 2021 të shpallësh prioritet pastrimin, pasi ke shpallur se reformat e bëra në 8 vjet nuk janë bërë në 100 vjet!

Është e neveritshme edhe mënyra si promovohen këto nisma. Të shohësh nevojën e një njeriu për pak teatër prej shtetari kur rreshton njerëz në uniformë me mjetet e rastit: një herë një lopatë, njëherë ca makina për ndihma, si e si për të shitur rregullin si produkt që e konfirmon qeverisjen, kur vetë objektivi për pastrim flet për rrumpallën që vazhdon. Të flasësh 8 vjet rresht për Rilindje Urbane, për projekte infrastrukturore, të mburresh me reformën territoriale dhe befas një ditë të dalësh e të thuash se tani do pastrojmë, duhet të jesh i pafytyrë deri në nivele të panjohura. Por Shqipëri Hesapi!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.