Gjashtë miliardë USD humbje në gjashtë orë
Në vetëm 6 orë në kolapsit që përfshiu mediat e tij sociale, Mark Zuckerberg humbi më shumë se 6 miliardë dollarë. Gjashtë orë mjaftuan për ta rrëzuar Zuckerbergun një pozicion më poshtë në listën e njerëzve më të pasur të botës. Defekti i Facebook, Instagram dhe Whatsapp bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin me 4.9% të hënën, duke iu shtuar një rënieje prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Rënia e aksioneve të hënën e uli Zuckerbergun në 121.6 miliardë dollarë, duke e pozicionuar nën Bill Gates në vendin e pestë në Indeksin e Miliarderëve të Bloombergut.
Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botojë një seri shkrimesh që bazoheshin në disa dokumente të brendshme, sipas të cilave Facebook ishte në dijeni të një game të gjerë problemesh me produktet e tij - si p.sh. dëmi që Instagrami i bën shëndetit mendor të vajzave adoleshente dhe keqinformimi rreth trazirave të 6 janarit në Kapitol të 6 janarit – ndërsa i minimizonte këto çështje në publik. Shkrimet kanë tërhequr vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.
Add new comment