Letër Kishës Katolike, shpjegimi “i zbutur” i Galileo Galileit për sistemin heliocentrik
Ideja se planetët, përfshirë Tokën, rrotulloheshin rreth Diellit e propozoi për herë të parë nga Nikola Koperniku në 1543. Ajo ishte një shkëputje rrënjësore nga botëkuptimi fetar i asaj kohe, dhe kur Galileo e konfirmoi këtë nëpërmjet vëzhgimeve të tij, shkaktoi kundërpërgjigjen e ashpër të Kishës Katolike.
Më 21 dhjetor 1616, një letër iu dërgua për herë të parë matematikanit Benedetto Castelli me dëshmitë e Galileos për modelin heliocentrik të Kopernikut, së bashku me pohimin se kërkimet shkencore duhet të jenë të lira nga doktrina teologjike. Letra iu përcoll Kishës Katolike, e cila e etiketoi si "herezi" dhe sulm ndaj kishës. Astronomi italian u shpall fajtor për herezi në 1633.
Shkenca kundër fesë
Por, Galileo u frenua pak pasi shkroi tekstin e parë që iu dërgua Castelli - një kopje e të cilit iu dërgua Inkuizicionit në Romë. Në një draft të dytë të rizbuluar së fundmi vihet re një zbutje e frazave më të ashpra të letrës origjinale. Për shembull, në lidhje me disa pohime biblike, ai shmang fjalën "e rreme" dhe e zëvendëson me "duken ndryshe nga e vërteta".
Galileo kishte arsye për të bërë kujdes. Disa vjet më parë, në 1600, shkencëtari Giordano Bruno ishte shpallur fajtor për disa herezi dhe ishte djegur në turrën e druve për mbështetjen e modelit heliocentrik të Kopernikut.
Në fakt, kur Vatikani mori versionin e parë, të pacensuruar, Galileo nxori versionin e rishikuar në një përpjekje për të shpëtuar veten. Versioni i ripunuar mbërriti në Vatikan, por zyrtarët e kishës pavarësisht kësaj morën masa.
Librat e Galileos u ndaluan dhe ai u dënua me burg. Dënimi u ndryshua në arrest shtëpie, ku ai i kaloi nëntë vitet e fundit të jetës së tij.
Versioni i dytë i letrës është zbuluar rastësisht kohët e fundit në Bibliotekën e Shoqërisë Mbretërore të Londrës, ku ka qenë për të paktën 250 vjet. Të gjithë studiuesit e Galileos i kishin humbur shpresat se do ta gjenin, por ajo doli aty ku më pak e prisnin.
Add new comment