Tani edhe erë do mbajmë njësoj
Edhe parfumi bëhet pa gjini: fjalët që identifikojnë aromat 'pour femme' ose 'pour homme' dalin nga moda. Parfumeria ndjek trendin duke sjellë produkte pa tregues të gjinisë.
Një shembull i kësaj është marka 19-69 e themeluar në vitin 2017 nga artisti, fotografi dhe projektuesi suedez Johan Bergelin.
"Viti 1969 përfaqëson një epokë të lirisë, tolerancës dhe kundërkulturës", thotë ai, duke shpjeguar se koleksioni i tij i aromave nuk bën dallim midis burrave dhe grave, parfumet e tij janë pa indikacione gjinore.
Në panairin "Fragranze", mbajtur në Firence nga 17 deri më 19 shtator mes 140 markave që morën pjesë ra në sy kjo tendencë. Atelier Oblique, një markë parfumi e themeluar në Berlin nga Mario Lombardo, ofron aroma pa gjini.
Ndërsa Rose Aria është risia e Heeley Parfums, e krijuar nga parfumeri dhe stilisti anglez James Heeley. Megjithatë, krahas trendeve, ka edhe rikthim në kohë. Disa kompani ndjekin trendin duke shtuar frymëzime historiko-kulturore. Frymëzuar nga romani i Jack Kerouac i vitit 1951 nga i cili merr emrin, "On the Road" është një parfum unisex.
Add new comment