pa gjini
Tani edhe erë do mbajmë njësoj
Edhe parfumi bëhet pa gjini: fjalët që identifikojnë aromat 'pour femme' ose 'pour homme' dalin nga moda. Parfumeria ndjek trendin duke sjellë produkte pa tregues të gjinisë.
Një shembull i kësaj është marka 19-69 e themeluar në vitin 2017 nga artisti, fotografi dhe projektuesi suedez Johan Bergelin.
"Viti 1969 përfaqëson një epokë të lirisë, tolerancës dhe kundërkulturës", thotë ai, duke shpjeguar se koleksioni i tij i aromave nuk bën dallim midis burrave dhe grave, parfumet e tij janë pa indikacione gjinore.