Gjysma e francezëve kërkojnë rikthimin e dënimit kapital 40 vjet pas heqjes
Në 40-vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje, Franca është ende e ndarë në lidhje me këtë vendim. Më 18 shtator 1981, në Francë u hoq dënimi me vdekje, pas 200 vitesh aktivizëm kundër tij. Presidenti socialist në atë kohë, François Mitterrand, e mbështeti këtë vendim, por sot rreth 50 përqind e publikut francez duan rikthimin e tij, raporton France 24.
Kur Asambleja Kombëtare Franceze votoi për heqjen e dënimit me vdekje 40 vjet më parë, më shumë se 60 për qind e popullsisë e mbështeste dënimin kapital. Por në atë kohë Mitterrand i qëndroi premtimit që kishte bërë në fushatë, pavarësisht kostos politike.
"Jam kundër dënimit me vdekje ... Nuk më duhet të lexoj sondazhe të opinionit që thonë të kundërtën", pati deklaruar Mitterand.
Njeriu që nxiti projektligjin për heqjen e ekzekutimeve ishte një nga avokatët më njohur të Francës, Robert Badinter, i cili u bë ministër i Drejtësisë menjëherë pasi Mitterand mori detyrën.
Ai tha se ai ndëshkimi me vdekje ishte bërë i pakonceptueshëm, përfshirë edhe rasti i klientit të tij, Roger Bontems, i cili u ekzekutua për bashkëpunim në një grabitje të armatosur që kishte përfunduar me vrasje.
Asambleja Kombëtare miratoi ligjin për heqjen e dënimit më 18 shtator 1981 me 363 vota pro dhe 117 kundër.
Francezët mbeten të ndarë për dënimin me vdekje 40 vjet më vonë. Sondazhet e opinionit që tregojnë se rreth gjysma e të anketuarve thonë se duhet të rivendoset.
Add new comment