Miokarditi për shkak të Pfizer më i shpeshtë te meshkujt 12-15 vjeç sesa hospitalizimet nga infektimi
Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se efekti i vaksinës Pfizer në provokimin e inflamacionit në zemër është me incidencë më të lartë sesa vetë CoVid-19. Ky efekt i shtuar provohet kryesisht te meshkujt adoleshentë të moshës 12-15 vjeç. Sipas studimit të publikuar më 29 korrik, ka gjashtë herë më shumë shanse që të rinjtë e kësaj moshe të pësojnë miokardit nga vaksina sesa të përfundojnë të hospitalizuar nga vetë infektimi në një periudhë katër mujore.
Në dritën e këtij studimi konfirmohet se kujdesi i treguar për të mos vaksinuar fëmijët është i justifikuar dhe se vendimi p.sh i Britanisë së Madhe që refuzoi vaksinimin e detyrueshëm për fëmijët ka vlerë objektive. Shkalla e shfaqjes së miokraditit pas dy dozave Pfizer është 162.2 raste në 1 milionë meshkuj të shëndetshëm mes 12-15 vjeç dhe 94 raste/1 milionë për meshkuj të shëndetshëm të moshës 16-17 vjeç. Për femrat e të njëjtës moshë kjo incidencë shkon në 13-13.4 një dallim i madh ky.
Add new comment