miokarditi
Miokarditi për shkak të Pfizer më i shpeshtë te meshkujt 12-15 vjeç sesa hospitalizimet nga infektimi
Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se efekti i vaksinës Pfizer në provokimin e inflamacionit në zemër është me incidencë më të lartë sesa vetë CoVid-19. Ky efekt i shtuar provohet kryesisht te meshkujt adoleshentë të moshës 12-15 vjeç. Sipas studimit të publikuar më 29 korrik, ka gjashtë herë më shumë shanse që të rinjtë e kësaj moshe të pësojnë miokardit nga vaksina sesa të përfundojnë të hospitalizuar nga vetë infektimi në një periudhë katër mujore.
Izrael, hetime për lidhje mes vaksinës së Pfizer dhe miokarditit
Autoritetet shëndetësore në Izrael janë duke verifikuar disa raste të personave që kanë marrë vaksinën anti-CoVi-19, Pfizer, e të cilët kanë zhvilluar inflamacion kardiak. Sipas koordinatorit për përgjigjen kundër pandemisë, Nachman Ash, studimet paraprake tregojnë për “dhjetëra raste” të miokarditit që janë shfaqur në më shumë se 5 milionë njerëz të vaksinuar, kryesisht pas dozës së dytë.