Nxënësi korrigjon Putinin gjatë një leksioni historie (VIDEO)

Postuar në 03 Shtator, 2021 12:52

Në Rusi, 1 shtatori njihet si Dita e Dijes dhe presidenti rus zgjodhi ta kalonte mes nxënësve të Vladivostokut, në lindje të vendit. Gjatë një takimi me nxënësit më të mirë dhe fituesit e konkurseve dhe olimpiadave, ai bëri një gabim të vogël.

Putin tha se Pjetri i Madh (Pjetri I) luftoi kundër Suedisë në "Luftën Shtatëvjeçare".

A u bë shkak Pjetri i Parë për Luftën Shtatëvjeçare? Pse ai luftoi kundër suedezëve për shtatë vjet me radhë? Apo le të vijmë te Beteja e Poltavas – e merrni me mend ku është Suedia dhe ku është Poltava?

Pasi Putini mbaroi së foluri, një nxënës i quajtur Nikanor Tolstykh e korrigjoi, duke thënë se Rusia luftoi me Suedinë në Luftën e Madhe Veriore, një konflikt që zgjati 21 vjet (nga 1700-1721). Putin e pranoi gabimin dhe falënderoi Tolstykh për "korrigjimin e vogël".

 

Megjithëse Putini u duk i patrazuar nga ky korrigjim, drejtoresha e shkollës nuk ishte aspak i kënaqur. Në një intervistë me faqen e lajmeve Podyom, Yulia Ryabtseva e kritikoi mënyrën si ndërhyri nxënësi, duke e justifikuar atë me të qenit i ri, gjë që sipas saj, nënkupton "njëfarë arrogance".

Nxënësi i guximshëm përshkruhet nga drejtoresha si shumë i përgatitur në histori dhe me premisat për t’u bërë mësues i mirë i kësaj lënde.

Ndërkohë, incidenti i vogël nuk kaloi pa reagime nga kritikët e Kremlinit. Kira Jarmusch, zëdhënëse e disidentit të burgosur Alexei Navalny, e kritikoi drejtoreshën e shkollës, e cila, sipas saj, beson se shkolla nuk duhet të mësojë fakte, por "bindje dhe servilizëm".

Kjo detyroi vetë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të dalë në një deklaratë për shtyp.

"Nuk ishte ndërhyrje e pasjellshme. Ne nuk pajtohemi fare me drejtoreshën e shkollës dhe nuk duam ndëshkimin e nxënësit", tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.