Francë/ Detyrimi për kartën e shëndetit përfundon në gjykata

Postuar në 01 Shtator, 2021 09:26

Franca u bë vendi i parë në Europë që ka të detyrueshme kartën e shëndetit. Dokumenti në fjalë (dixhital ose në letër), i cili provon se mbajtësi është vaksinuar, ka dalë negativ në testin virologjik jo më shumë se shtatëdhjetë e dy orë nga momenti që i kërkohet ose certifikata që provon se ai është shëruar nga Covid-19, është reflektuar me rënien e klientëve që vizitojnë qendrat tregtare. Kjo ka bërë që Këshilli Kombëtar i Qendrave Tregtare (CNCC) t’i drejtohet qeverisë me një kërkesë për anulimin e masës. Organizata, e cila mbledh 361 përfaqësues të qendrave tregtare, kishte protestuar në korrik kundër votimit të masës në Parlament.

E lënë me iniciativën e prefekturave, masa nuk është në fuqi në të gjitha departamentet dhe kriteret e aplikimit mund të ndryshojnë. Megjithatë, bizneset u janë drejtuar gjykatave. Dhe përgjigjet kanë qenë të ndryshme. Masa është pezulluar në Yvelines, Haut-Rhin, Hauts-de-Seine dhe Essonne, por u konfirmua nga gjykatat administrative në Haute-Garonne, në Rhône dhe në Sine -Sen-Denis. Kërkesa për anulimin e masës është paraqitur në Val-d'Oise dhe Bouches-du-Rhône dhe një vendim pritet në Paris pasi një seancë dëgjimore u mbajt të martën, 31 gusht, në prani të përfaqësuesve të prefekturës.

Debati përqendrohet në një dispozitë të ligjit, e cila kërkon që detyrimi për kartën e shëndetit në qendrat e mëdha tregtare nuk mund të pengojë "qasjen e njerëzve në mallrat dhe shërbimet thelbësore, si dhe, nëse është e nevojshme, atë në "mjete transporti ". Ata që e kundërshtojnë masën arguentojnë se pushteti lokal duhet t’u lërë hapësira për akses në shërbime qytetarëve që nuk e kanë kartën e shëndetit.  

"Prefekturat nuk kanë siguruar qasje falas në produktet thelbësore për njerëzit pa kartë shëndeti", thotë Tarek Koraitem, avokat në Versajë, i cili është marrë me çështje të tilla. "Nuk është shumë e komplikuar të sigurohet qasje specifike për të blerë makarona në një dyqan ushqimor ose ilaçe në farmaci", citohet ai nga "Le Monde".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.