gjykatat
Francë/ Detyrimi për kartën e shëndetit përfundon në gjykata
Franca u bë vendi i parë në Europë që ka të detyrueshme kartën e shëndetit. Dokumenti në fjalë (dixhital ose në letër), i cili provon se mbajtësi është vaksinuar, ka dalë negativ në testin virologjik jo më shumë se shtatëdhjetë e dy orë nga momenti që i kërkohet ose certifikata që provon se ai është shëruar nga Covid-19, është reflektuar me rënien e klientëve që vizitojnë qendrat tregtare. Kjo ka bërë që Këshilli Kombëtar i Qendrave Tregtare (CNCC) t’i drejtohet qeverisë me një kërkesë për anulimin e masës.
Me shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, Presidenti merr drejtimin e Forcave të Armatosura
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së koronavirusit do të kishte kosto shtesë për qeverinë. Në studion e lajmeve në TvT, lektori i të Drejtës Kushtetuese Erind Mërkuri analizoi efektet që do të ketë shpallja e gjendjes së së fatkeqësisë natyrore, një vendim që sipas tij, nuk përjashtohet në rast të përhapjes masive të epidemisë.
Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve
Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.
Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, kryesojnë gjykatat
Forumi Ekonomik Botëror ka matur indeksin e konkurueshmërisë globale, duke vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve. “Monitor” shkruan se në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë. Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).