Padi në SPAK për ish-ministren. Meçollari: Pronat e Flotës të dhëna me koncesion, nuk janë nxjerrë Plani i Përhapjes
Ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka deklaruar në MCN Tv se dhënia me konçesion e sipërfaqeve të bazave detare që janë të klasifikuara si pronë për përdorim ushtarak, është tashmë pjesë e hetimeve të SPAK.
Meçollari ka deklaruar se ai ka paditur ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por edhe të tjerë përfaqësues të Ministrisë, për shkelje të ligjit.
Dhënia me koncesion sipas z. Meçollari është bërë pa i nxjerrë ato nga Plani i Përhapjes, pra nga klasifikimi si pronë ushtarake, duke normuar kështu një shkelje që ndër të tjera injoron edhe tagrin e Presidentit të Republikës që ka zë në këtë vendimmarrje.
Rasti më flagrant është baza detare e Sarandës, dhënë kompanisë “Kastrati” me koncesion 1 euro.
Add new comment