Babilonasit e aplikuan gjeometrinë 1000 vjet para Pitagorës
Një pllakë argjile që u pëkiste babilonasve ka të shkruar shembullin më të hershëm të gjeometrisë së aplikuar. Pllaka 3700-vjeçare është në fakt një “dokument” kadastral i hartuar nga një ekspert për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e një toke. Këndet e drejta në skemë janë viatuar duke përdorur sistemin e Pitagorës, mbi një mijë vjet para se ky i fundit të formulohej nga grekët. Pitagora, i cili zhvilloi parime gjeometrike mbi koncepte matematikore, lindi në vitin 570 para Krishtit, pra më shumë se 1 000 vjet pasi ishte shkruar mbi pllakën babilonase.
Pllaka ruhet në Muzeun Arkeologjik të Stambollit. Mbi të, Daniel Mansfield, matematikan në Universitetin e New South Wales në Australi, ka publikuar një studim, konkluzionet e të cilit u botuan në revistën “Foundations of Science”.
Pllaka prej argjile, e gjetur në Irak në vitin 1894. "Ajo është shembulli i vetëm i njohur i një dokumenti kadastral nga periudha e lashtë babilonase. Ajo tregon detajet gjeometrike të një fushe që u nda pas shitjes së një pjese të saj", shpjegon Mansfield.
Në të ne mund të shohim për herë të parë pse babilonasit ishin të interesuar për gjeometrinë: u përdor për të vizatuar kufijtë në mënyrë të saktë. Kjo ndodhi në një kohë kur toka po fillonte të bëhej private: njerëzit donin të vendosnin kufij të saktë për të pasur marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe kjo është pikërisht ajo që na tregon kjo tabelë.
Sipas Mansfield, zbulimi mund të ketë implikime të rëndësishme edhe për historinë e matematikës, sepse "askush nuk priste që babilonasit të përdorin treshet e Pitagorës në këtë mënyrë". Më vonë, këto të fundit do të përdoreshin në një pllakë të dytë, të quajtur Plimpton 322, të cilën babilonasit e kthyen në njëfarë manuali, të cilit i referoheshin për të zgjidhur problemet e tyre praktike: një strategji shumë e ndryshme kjo nga trigonometria e grekëve, e konceptuar mbi vëzhgimin e yjeve në shekullin e dytë para Krishtit.
Shumë pllaka babilonase që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme janë dëshmi të mosmarrëveshjeve mbi ligjet e kohës dhe tregtinë.
Dinastia e parë babilonase mori pjesën më të madhe të tokës pjellore në Irak dhe dominoi në atë rajon për disa qindra vjet derisa Babilonia u pushtua nga hititët.
Add new comment