Negociatori amerikan Malley: Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mund të mos jetë më e mundur
Rikthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes vendeve kryesore perëndimore dhe Iranit mund të jetë i pamundur. New York Times citohet të ketë raportuar se rotacioni në Iran ka krijuar dyshime të mëdha për mundësinë e riaktivizimit të marrëveshjes në fjalë që u trumbetua nga Obama dhe u rrëzua nga administrate Trump.
Ekziston një rrezik real se iranianët do të ulen në tryezë me kërkesa jorealiste për atë se çfarë mund të arrijnë në këto bisedime
është shprehur për NYT negociatori Rob Malley.
Sipas tij shkeljet e Iranit të detyrimeve të marrëveshjes e kanë çuar para programin bërthamor iranian, por kanë pasuruar edhe njohuritë e shkencëtarëve të këtij vendi duke e çuar vendin më afër ambicies së një bombe bërthamore. Zyrtarisht Irani e konsideron një bombë bërthamore si “jo-Islamike” duke shpallur kështu një pretendim formal zyrtar se është kundër zhvillimit të një bombe për arsye doktrinore.
Add new comment