Video/Mbytjet në Mesdhe që kalojnë pa u raportuar
Drama e Mesdheut nuk ka të sosur me viktima dhe episode tragjike që përsëriten e përsëriten. Një video e publikuar së fundmi ilustron se se në përpjekjen për t’u hedhur në Europë nga Afrika ka viktima që janë në kohën tonë edhe subjekte të regjistrimit live të fundit të tyre.
Video është publikuar në Libia News Today dhe mesa raportohet ajo është regjistruar nga peshkatarë tunizianë që flasin dhe mbajnë në anë të një varke tre gra me një fëmijë që është tashmë i ndarë nga kjo botë.
Incidenti thuhet se po hetohet nga OKB që ka kërkuar nga vendet e përfshira të sqarojnë pikënisjen dhe datën e kësaj që publikohet dhe në fakt rikujton se ajo që ndodhte pak vite më parë në Egje, po përsëritet këtu.
Add new comment