Pandemia prodhoi një variant të ri të kapitalizmit
Gjatë 18 muajve të fundit, bota mbeti e habitur nga mënyra sesi ia doli Covid-19 ta pushtonte. Virusi i zbuluar për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019 ka pësuar mutacion herë pas here. Edhe vaksinat duhet të evoluojnë, pasi virusi po ndryshon për të mbijetuar.
Tronditja e ekonomisë globale nga pandemia ka qenë kolosale, por gjërat tani po përmirësohen - veçanërisht për vendet e përparuara. Disa janë të befasuar nga ritmi i rimëkëmbjes, por ndoshta nuk duhet të jenë, sepse krahas varianteve të reja të virusit është shfaqur një variant i ri i kapitalizmit global.
Kjo ka rëndësi. Për dekada me radhë ka dominuar varianti austriak i ekonomisë politike -shtet i vogël, modeli jo-ndërhyrës, i tregtisë së lirë, me taksa të ulëta bazuar në idetë e Friedrich von Hayek. Ky variant zëvendësoi variantin kejnesian sepse në vitet 1970, një qasje e tregut të lirë u pa si përgjigje ndaj sfidave të kohës: inflacioni, përfitimi i ulët i korporatave dhe humbja e dinamizmit të biznesit.
As tifozi më i madh i kapitalizmit nuk do të thoshte se është një sistem i përsosur, thjesht se - të paktën deri më tani - është treguar më i qëndrueshëm se rivalët e tij. Dhe fleksibiliteti për t'u përshtatur me rrethanat në ndryshim është një pjesë e madhe e kësaj. Shteti tani është një aktor shumë më i fuqishëm ekonomik sesa ishte para pandemisë, aq sa për të zhgënjyer mendimtarët e tregut të lirë, të cilët janë “shtëpi” për dishepujt e Hayek.
Rezultati ishte rritja e dobët, investimet e ulëta, stanjacioni i standardit të jetesës dhe reagimi i ashpër i votuesve. Bankat qendrore e kanë të pamundur të rrisin normat e interesit nga nivelet e tyre më të ulëta, sepse shumë njerëz me të ardhura të ulëta mbështeteshin te borxhi për të përballuar jetesën dhe kostot më të larta të huamarrjes do t'i kishin shtyrë më shumë drejt humnerës.
Në anën tjetër të spektrit, taksat e korporatave dhe ato personale u shkurtuan, dhe të pasurit u pasuruan. Gjigantët e mëdhenj të teknologjisë, të vegjël në ditët e tyre të hershme, përdorën fuqinë e tyre në treg për të parandaluar që start-upet të ktheheshin në kërcënim. Votuesit filluan të krijonin përshtypjen se sistemi funksiononte vërtet për ata që ishin në krye: dhe ata kishin të drejtë. Reagimi populist synonte kryesisht qeveritë, por problemi i vërtetë ishte se kapitalizmi po fillonte të hante vetveten.
Pati shenja të një ndryshimi nga mesi i dekadës së fundit e tutje. Donald Trump nuk besonte në tregtinë e lirë dhe ishte krenar që e quajti veten "njeriu i tarifave". Suksesi i papritur i Jeremy Corbyn në zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe në vitin 2017 - me mesazhin e tij të fuqishëm kundër masave shtrënguese – i lëvizi gjërat. Kjo bëri që kryeministrja e atëhershme, Theresa May, të zotohej se do t’i jepte fund kësaj politike. Fitorja e Boris Johnson në zgjedhjet e vitit 2019 - dhe më pas – solli si pasojë thjesht nivelimin dhe jo zbritjen poshtë.
Ky proces është përshpejtuar që nga fillimi i vitit 2020, si në nivel vendor, ashtu edhe në atë global. Qeveritë e së majtës, të djathtës dhe të qendrës kanë ndërhyrë në ekonomitë e tyre në mënyra që do të kishin qenë të paimagjinueshme dy vjet më parë: likujdimin e pagave për punëtorët me leje; mbajtja gjallë e bizneseve përmes granteve dhe huave; shmangia e dëbimit të qiramarrësve nga pronarët; dhe kujdesi financiar në përgjithësi. Bota po lufton kundër Covid, dhe në kohë lufte, fuqia e shtetit rritet gjithmonë.
Nuk ka të bëjë vetëm me shpenzimet dhe huamarrjen e qeverive më shumë, edhe pse kjo është pjesë e së tërës. Politika fiskale - e cila mbulon vendimet mbi taksat dhe shpenzimet - ka është vendosur në qendër për herë të parë që kur modeli kejnesian hasi probleme në mesin e viteve 1970. Bankat qendrore janë bërë lojtarë të vegjël dhe duhet t’i shmangen akuzës se roli i tyre kryesor është të printojnë paratë e nevojshme për të mbuluar shumat e mëdha që shpenzojnë ministritë e financave. Banka Qendrore Evropiane, më parë e ashpër në aksionin kundër kërcënimit të rritjes së çmimeve, ka thënë se do të tolerojë më shumë inflacion para se të rrisë normat e interesit.
Garës për taksat po i vjen fundi. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të paguajë për planet e tij të fundit të shpenzimeve duke rritur taksën mbi të ardhurat për amerikanët që fitojnë më shumë se 400 000 dollarë në vit. Të paktën 130 vende kanë nënshkruar planet e hartuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për një normë minimale globale të taksës së korporatave. Kritikët thonë se propozimi nuk shkon aq larg, por megjithatë është një moment domethënës.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar po u thotë qeverive anëtare se ato duhet të trajtojnë pushtetin e konsoliduar që por përdorin një numër i vogël kompanish dominuese - ose të rrezikojnë mbytjen e inovacionit dhe investimeve. FMN thotë se gjigantët e teknologjisë janë një rast në pikëpamje sepse "përçarësit e tregut që zhvendosën pushtetarët dy dekada më parë janë bërë lojtarë gjithnjë e më dominues" dhe ata "nuk përballen me të njëjtat presione konkurruese nga përçarësist e mundshëm të sotëm". Por nuk është vetëm sektori i teknologjisë. FMN thotë se e njëjta prirje drejt rënies së dinamizmit të biznesit mund të shihet në shumë industri.
Tullat që do të ndërtojnë variantin e ri të kapitalizmit janë tashmë këtu. Qeveritë do të taksojnë dhe shpenzojnë më shumë dhe do të përdorin fuqitë rregullatore për të dobësuar monopolet. Do të ketë përdorim selektiv të shtetëzimit - siç ndodhi në Britani me Sheffield Forgemasters.
Qeveritë do të marrin hua për të investuar në projekte infrastrukturore dhe për të rritur buxhetin për shkencën. Politikat industriale dhe rajonale do të kthehen përsëri në modë. Ideja është që të shfrytëzohet fuqia e shtetit me dinamizmin e sektorit privat dhe, siç ishte rasti me Keynes, të shpëtohet kapitalizmi nga vetja.
Do të ketë kthim mbrapsht dhe do të ishte naive të mendohej ndryshe. Ky nuk është evolucion, nuk është revolucion, dhe shumë nga dobësitë e rendit të vjetër - pasiguria në punë, për shembull - mbeten të paprekura. Armiqtë janë shumë. Modeli i ekonomisë së përzier është anatemë për ata që mendojnë se ndërhyrja e shtetit është ose e panevojshme ose e dëmshme, dhe për ata që mendojnë se shkatërrimi i kapitalizmit është thjesht një çështje kohe.
Varianti i ri i kapitalizmit mund të jetë i pavlerë, por tani për tani gjërat po shkojnë drejt tij. Këto janë kohëra që kërkojnë një qasje shumëpalëshe, bashkëpunuese, në të cilën vendet e pasura gërmojnë thellë për të ndihmuar vendet më të varfra dhe veten në këtë proces.
Dështimet e modelit të vjetër u ekspozuan në prag të krizës, ndërsa përfitimet e një qasjeje më praktike janë demonstruar gjatë përgjigjes së pandemisë. Nuk është për t'u habitur, ka oreks për një mënyrë tjetër të drejtimit të ekonomisë. Arsyeja pse është shfaqur një variant i ri është e thjeshtë: nevojitet diçka më e fortë dhe më elastike se modeli i vjetër.
/ The Guardian /
Add new comment