Jugosllavia e dikurshme dhe Etiopia sot, një histori që përsëritet
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, është shprehur pak kohë më parë se vendi i tij "po përballet me një armik që është kanceri i Etiopisë". Ai bëri një dallim rrëqethës midis etiopianëve të rajonit Tigray dhe të tjerëve në vend, duke i përshkruar "fëmijët e Etiopisë" si "grurë" dhe kundërshtarët e tij në Tigray si "barërat e këqija pushtuese", që "duhet të çrrënjosen në mënyrë që nuk do të rriten më kurrë".
Tridhjetë vjet më parë, në vendlindjen time, Jugosllavi, një gjuhë e ngjashme çnjerëzore u bë prelud i spastrimit etnik dhe gjenocidit. Asnjë vend apo konflikt nuk është i njëjtë. Por paralelet me Jugosllavinë më bëjnë të frikësohem për etiopianët: për ata që vuajnë nga dhuna dhe për ata në emër të të cilëve po bëhet kjo.
Ashtu si Etiopia sot, Jugosllavia ishte një shtet i madh, multietnik me një histori të freskët diktature, që po kalonte një periudhë ndryshimi politik. Përpjekjet për ta kthyer Jugosllavinë me forcë në një Serbi të Madhe (dhe një pjesë të saj në një Kroaci të Madhe) dështuan - por vetëm pas katër vitesh luftë, gjenocid dhe shpërbërje të vendit. Tridhjetë vjet më vonë, shikoj Etiopinë dhe i druhem përsëritjes së historisë.
Lufta në Jugosllavi filloi ngadalë, por me qëllim. Politikanët përdorën nacionalizmin për të rritur karrierën e tyre dhe përqafuan luftën dhe gjenocidin për të "mbrojtur" njerëzit e tyre si shprehja përfundimtare e atij nacionalizmi. Makineria e një shteti jugosllav federal u kthye kundër një pjese të popullsisë, që u konsideruan "të gabuar" dhe forcat e armatosura u përdorën për të vrarë ata njerëz që duhej t’i mbronin.
Luftimet filluan në një rajon dhe u përhapën në të tjerët. Mizoritë nxitën mizori të mëtejshme. Komuniteti ndërkombëtar, fillimisht i heshtur, më vonë ndërhyri dhe pezulloi luftën - por vetëm pasi ata ishin provuar në rastin më të mirë të paaftë, në rastin më të keq, aktivisht të dëmshëm, gjatë katër viteve të mëparshme. Jugosllavia u shpërbë në pesë kombe. Sot, pas konflikteve të tjera, rajoni përbëhet nga shtatë kombe - dhe është ende i shkatërruar nga tensioni dhe aspiratat nacionaliste.
Prej nëntë muajsh në Tigray po luftohet. Gjatë kësaj kohe, ne kemi dëgjuar raportime të tmerrshme për mizori, masakra, plaçkitje dhe dhunë sistematike seksuale. Aksesi në ndihmën humanitare është penguar qëllimisht dhe ka tregues se uria po shkaktohet qëllimisht si një armë për t’i nënshtruar etiopianët e Tigray-t.
Fjalët e Abiy janë paralajmërimi se konflikti mund të përkeqësohet. Ata nxisin etiopianët të kthehen kundër banorëve të Tigray-t - "për t'i çrrënjosur ata".
Ai e di se ajo që po sugjeron është brutale: Ai thotë "Edhe pse jemi të bashkuar për qëllimin tonë, mund të ketë argumente për mjetet." Por ai është i vendosur: "Fëmijët e Etiopisë e kanë identifikuar armikun e tyre. Dhe ata e dinë se çfarë të bëjnë. Dhe ata do ta bëjnë atë". Operacioni ushtarak në Tigray nuk po paraqitet më si operacion policor, por si një përpjekje e të gjithë kombit për të eliminuar një kërcënim vdekjeprurës-një kërcënim i përcaktuar në bazë të përkatësisë etnike.
Njësoj si luftimet në Jugosllavi që u përhapën dhe përfshinë kombet e ndryshme që përbënin shtetin, po ashtu ka shenja se rajonet e tjera të Etiopisë dhe fqinjët e saj po tërhiqen në konfliktin e nisur. Ushtarët e Eritresë dhe milicitë etnike Amhara kanë qenë aktive në Tigray gjatë gjithë konfliktit, ndoshta duke kryer disa nga mizoritë më të këqija, dhe Forcat e Mbrojtjes Tigray e kanë përmendur mundësinë e zhvendosjes së luftës në Eritrea dhe Amhara.
Forcat e Tigray kohët e fundit hynë në rajonin fqinj Afar, me synimin e deklaruar për të "degraduar aftësitë luftarake të armikut". Siç tregoi rasti i Jugosllavisë, pasi fillin, lufta bëhet gjithnjë e më e vështirë të frenohet. Armiku yt mbetet armik, kudo që të jenë. Pjesa më e madhe e konfliktit në Jugosllavi erdhi nga kërcimi për pushtet në një vend në kolaps. Në Etiopi, dhuna sporadike ndëretnike nuk është e panjohur. Nuk është e vështirë të imagjinohet lufta në Tigray, dhe dobësimi i shtetit qendror që po shkakton, duke hapur një hapësirë për konflikte të mëtejshme.
Në vitet 1990, ndërsa Jugosllavia u copëtua, vendet perëndimore u dëshmuan se nuk ishin të gatshme të vepronin derisa të ishte vonë. Në Etiopi, sot ne mund të shohim shenja të të njëjtit mosveprim. Madhësia dhe rëndësia e vendit - arsyeja pse konflikti atje mund të jetë kaq shkatërrues - po na pengon, me qeveritë, përfshirë qeverinë tonë, në Mbretërinë e Bashkuar, në dukje të kundërt me rrezikun e dëmtimit të lidhjeve tregtare ose marrëdhënieve me një partner të rëndësishëm.
Po kështu, Bashkimi Afrikan nuk ka qenë në gjendje të flasë ose të veprojë në mënyrë aq efektive sa kërkon kriza: Selia e tij është në Addis Ababa dhe Etiopia ka ndikim të konsiderueshëm në organet vendimtare si Këshilli i Paqes dhe Sigurisë. Kujtimet e kohës kur Abiy mori Nobelin e Paqes dy vjet më parë mund t’i bëjnë disa njerëz të shpresojnë në një zgjidhje paqësore.
Por kur një kryeministër i cilëson kundërshtarët e tij barëra të këqija dhe kancer, kur përdhunimi dhe uria përdoren si armë dhe kur një komb duket se është në rrugën drejt kolapsit, nuk është e mundur të mbahen marrëdhënie normale. Qeveria jonë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të lënë mënjanë, tani për tani, ndjekjen e lidhjeve më të thella tregtare me qeverinë Abiy dhe të pranojnë se kërkohet punë e vështirë në diplomacinë e konfliktit.
Ne duhet të mbështesim Bashkimin Afrikan dhe duhet të kërkojmë të krijojmë një pozicion të përbashkët prapa tyre me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që të ndihmojmë palët e ndryshme ndërluftuese drejt paqes - dhe në këtë mënyrë ta tërheqim Etiopinë nga buza e humnerës ku ndodhet. Ne duhet të jemi të përgatitur për të përdorur sanksionet në funksion të mbështetjes së diplomacisë, nëse kjo nuk jep rezultate - siç ka bërë tashmë SHBA.
Lufta në Jugosllavi nisi me fjalime, mosmarrëveshje politike dhe përplasje të vogla. Ajo vazhdoi dhe u rrit, pjesërisht për shkak të mosveprimit ndërkombëtar. Është koha që bashkësia ndërkombëtare të rritet dhe të bëjë një përpjekje më të bashkërenduar diplomatike për të siguruar paqen në Etiopi. Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar nga historia.
Shkrimi është botuar në Politico.eu
Add new comment