Akoma më të pasur falë pandemisë

Postuar në 31 Korrik, 2021 19:06

Nëse miliona njerëz humbën punën për shkak të pandemisë, miliona dollarë u shtuan në llogaritë e më të pasurve të globit. Gjatë një fjalimi në Kongresin Amerikan, presidenti Joe Biden tha se “rreth 650 miliarderë në Amerikë e panë pasurinë e tyre t’u rritej me mbi 1 trilion dollarë". Sipas Forbes, shifra e Biden mund të jetë më e vogël se ajo reale. Nga të dhënat që ka mbledhur “Forbes”, në fakt, pasuria e përgjithshme e miliarderëve amerikanë arrin në 4.6 trilion dollarë në mbylljen e tregut të aksioneve më 28 prill. Një rritje prej 35% në krahasim me fillimin e pandemisë në janar 2020, një cunami në të cilin tre të katërtat e 722 miliarderëve amerikanë jo vetëm që nuk u prekën nga kriza, por u pasuruan me rreth 1.2 trilion dollarë.

Në krye të listës është Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me 540% nga 27 miliardë në fillim të vitit 2020, në mbi 170 miliardë sot. Kjo erdhi për shkak të aksioneve të Tesla-s, të cilat u rritën me 700%, por edhe falë projektit hapësinor SpaceX, i cili pas një raundi financimi nga 850 milionë dollarë sot është me vlerë 74 miliardë dollarë.

E megjithatë, më i pasuri mbetet Jeff Bezos. Pandemia ishte një katapult për tregtinë elektronike të Amazon, aksionet e të cilës u rritën me 87%, duke kontribuar në një rritje të kapitalit prej 86 miliardë dollarësh.

Sipas “Forbes”, Bezos është personi i parë në histori që arriti 200 miliardë dollarë, një prag që ai e kaloi për herë të parë në gusht 2020. Ndër super të pasurit që u pasuruan akoma më tej gjatë Covid janë edhe bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët kanë fituar mbi 40 miliardë. Ata kanë përkatësisht 102 dhe 99 miliardë dollarë. Në vendin e gjashtë renditet Mark Zuckerberg, i cili në një vit e gjysmë të fundit e ka shtuar pasurinë me 35 miliardë dollarë.

Të rinjtë në listë

Pandemia u ka dhënë një dorë edhe të rinjve. Janë rreth 500 fytyra të reja të përfshira nga “Forbes” në kistën vjetore të miliarderëve në botë. Nga këta, 9 vijnë nga fusha e kriptomonedhës, si dhe personalitete të njohura si Kim Kardashian, producenti Tyler Perry dhe CEO i Apple, Tim Cook. Nga ana tjetër, manjatët e naftës dhe pasurive të paluajtshme, të dy sektorët e goditur rëndë nga pandemia, po humbasin. Midis këtyre edhe ish-Presidenti Donald Trump, i cili, sipas Forbes, humbi pothuajse 1 miliard gjatë urgjencës pandemike, duke shkuar nga 3.1, në 2.4 miliardë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.