Gallata cinike e progresit

Postuar në 14 Korrik, 2021 18:44
Skerdilajd Zaimi

 

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot një lloj recete për gatimin e mandatit të tretë qeverisës që është atipik si realizim politik për shumë politikanë. Në një komunikim me ish-kryeministrin grek, Georges Papandreu, gjatë një aktiviteti në Athinë, z. Rama ndër te tjera tha: 

Ne fituam mandatin e tretë. Kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet si pushtet por me ndryshimin. Kemi luftuar gjatë të gjithë kohës. Për të ndryshuar partinë tonë. Jemi përpjekur që të të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.  Atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejtë.

 E para është kjo. Tjetra është ajo që ne kemi bërë. Njerëzit e kanë të qartë se kjo është rruga drejt progresit. Pra jemi përpjekur të jemi përherë. Duke u thënë se nëse krahasojmë atë që duhet të bëjmë jemi ende larg. Por nëse krahasojmë atë që gjetëm dhe bëmë është mjaftueshëm për të ndjerë të sigurt se kjo është rruga. Duhet të ecim para. Rezultatet janë të dukshme
 

Që këtu ka një mbidozë propagande kjo është e qarte. Shqetësues – edhe në rrafshin personal – është nëse kryeministro beson vërtet se partia e tij është parti e ndryshimit, e progresit, apo se votat u morën për punët e bera.
 Është shqetësuse pasi ne mund të përpiqemi të luftojmë  e mashtrimet dhe propagandën e dikujt me shpresën se herët apo vonë arsyeja do fitojë për të gjetur konsensusin që hap rrugën e ndryshimit. 
Por kjo është e pamundur kur përballë ke fanatikë të vegimeve të veta, në mos haluçinacioneve politike, pasi në fund të fundit në këtë rast siç po bën z. Rama po punohet që një model regresi siç është qeverisja e korruptuar socialiste, në të gjitha degët e veta të ekzekutivit siç raporton DASH, të shndërrohet në doktrinën përfundimtare të këtij soji kapitalizmi që përjetojmë prej dekadash. 
Shqiptarët votuan ata që votuan për ato arsye që kanë votuar këto 30 vjet.

Të shpjegosh suksesin elektoral me suksese imagjinare zhvillimi është në mos autizëm, akt publik i korruptimit të opinionit me vetëdije të plotë. 
Cili zhvillim, progres, cila punë e kultivon këtë klimë dëshpërimi që ka kapluar vendin? Si mundet që fasada dhe dy projekte infrastrukturore të quhen progres? 

Z. Rama po manipulon lehtë sepse ka fitoren me vete dhe një pseudokundërshtar që siç po rezulton është i kapur, apo do të kapet përderisa përcjell me heshtje skandal pas skandali. Dëshpërimi për kartën e djegur opozitare po prodhon këtë lloj ligjërimi që i lejon vetes çdo përrallë, çdo përkufizim duke marrë për budallenj mbarë njerëzit që nuk janë të tillë përgjithësisht, por priren të kërkojnë rrugë praktike për të mbijetuar. Një kryeministër që luan me këtë lloj fati në të vërtetë me gënjeshtrën që mbron, konsumon një akt të krimit politik sepse tenton të mbajë pa busull morale popullin që e ka votuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.