Avokati i Popullit: Përgjimet pa vendim prokurorie, antikushtetuese. Presidenti nuk është noter

Postuar në 06 Korrik, 2021 22:12

Pas vendimit të Kushtetueses, për të hedhur poshtë ligjin që i jep mundësi policisë të kryejë përgjime, Avokati i Popullit, Erida Ballanca, shpjegoi në studion e MCN TV arsyet pse institucioni që ajo kryeson, iu drejtua shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend. Ballanca tha se Gjykata Kushtetuese gjeti mangësi në garancitë që parashikon Kushtetuta sa i përket përgjimit.

Ka një kufizim për kohën që një person mund ta mbash në përgjim. Pas një periudhe 6-mujore, nëse nuk e çon një person para drejtësisë, atëherë provat shkatërrohen. Gjykata tha se kjo nuk jepte garancinë e termit që parashikon Kushtetuta.

Sipas saj, mes të tjerësh, miratimin e këtij ligji e ka lehtësuar edhe fakti në Parlament ka pasur një opozitë që nuk e ka luajtur rolin e një të tille.

Intervista:
 

Zonja Ballanca, për çfarë bën fjalë ky nen dhe si e gjykoni vendimin?

Neni 131 për ligjin e Policisë së Shtetit u ndryshua në fundin e vitit të kaluar. Në ndryshime kishte disa çështje, ku ishte edhe një kompetencë e re, që i jepej Policisë së Shtetit: të kishte mundësinë të merrte disa masa të veçanta, si ndjekja e personave që dyshohej se kryenin diçka kriminale. Frenimi i secilit prej nesh, për të qenë të lirë, po cenohej. Për ta thënë me fjalë më të thjeshta, është e vërtetë se policia dhe autoritetet do të kryejnë përgjime, për persona të dyshuar. Fakti që pa asnjë përkufizim të kryer nga policia, për ne bënte një ndërhyrje që prishte balanca. 

Të ndalemi pak te përcaktimi i gjykatës se:  Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues  “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik. Si e shpjegoni ju në cilësinë edhe të juristes këtë lloj ligjvënieje që konsumon një shkelje kaq të hapur të një parimi kushtetues? 

Kjo ka qenë një tentativë e cila është kryer nga disa vende. Policia pas kullave binjake, policia kishte një ndërhyrje në jetën private. Pas kësaj u bë si modë, dhe disa vende i dhanë këto kompetenca policisë. Nuk është i justifikuar se ti mund të bësh përgjime të qytetarëve, pa miratimin e një organi tjetër si Prokuroria apo Gjykata. Qeveria këtë e solli si propozim, bashkë me ligjin për aktivitetet kriminale, i cili asokohe nuk u miratua. Në dhjetor të vitit të kaluar hyri në fuqi. Policia mund të bëjë përgjime për qytetarë në ambiente publike, pa dijeninë e tyre, nëse përgjimet bëhen për vepra që bëhen me dashje, është minimumi 3 vite dënim. 

Ka një kufizim për kohën që një person mund ta mbash në përgjim. Pas një periudhe 6-mujore, nëse nuk e çon një person para drejtësisë, atëherë provat shkatërrohen. Gjykata tha se kjo nuk jepte garancinë e termit që parashikon Kushtetuta.

Neni në fjalë ngjan disi me të famshmin “Patriotic Act” në SHBA. Ka realisht nevoja të këtilla vendi ynë për të ndërhyrë me “rrugë të shkurtër” në komunikimet e qytetarëve? 

Policia mund t’i kërkojë prokurorisë dhe ajo ta realizojë këtë. Nuk u provua dhe nuk solli asnjë provë. Edhe në dokumentin që qeveria solli, nuk është paraqitur asnjë provë, për qëllimin që do të luftonin kriminalitetin. Për ne është e rëndësishmë ruajtja e të drejtave që kemi në Kushtetutë. Çdo gjë tjetër është një cenim për mendimin tonë dhe prek liritë e qytetarëve.

Zonja Ballanca, nisur edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, mund të themi se qeveria e tanishme është në një kurs antikushtetueshmërie në disa aspekte të vendimmarrjes legjislative? Nëse po, mendoni se kjo klimë destabilizoi rendin kushtetues në vlerën e parimeve që ai mishëron?

Të them të drejtën, ekzekutivi shqiptar për disa shkaqe ka qenë tepër i pakufizuar në ushtrimin e fuqive të veta. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i gjithëfuqishëm, duhet të kenë kufizime që të jenë të balancuara. Për këtë arsye nuk ka pasur një kontroll parlamentar, pasi opozita reale nuk ka qenë në Parlament dhe nuk mund të refuzonte vendimet. Këto kanë çuar që ekzekutivi të jetë i gjithëfuqishëm.

Kushtetuta jonë nuk parashikon sanksion për ekzekutivin si propozues të dispozitave të këtilla problematike, duke toleruar kështu miratimin e tyre nëse nuk ka ankim. Mendoni se ka hapësirë dhe duhet rritur kontrolli kushtetues mbi vetë procesin? Sa ndikon këtu cilësia e Parlamentit? 

Cilësia e Parlamentit ndikon shumë. Parlamenti nuk e ka ushtruar profesionin e tij. Edhe mungesa e opozitës reale në Parlament e ka çuar demokracinë reale këtu. Sanksionet nuk janë si gjobë, por personat që shpërdorojnë detyrën, dënohen edhe çdo 4 vjet. Nëse populli shqiptar nuk i do që t’i drejtojë kjo mazhorancë.

Si qëndrojnë këto shkelje me një veprim tjetër që flet për antikushtetueshmëri siç është akuza dhe procedimi për shkarkim i Presidentit të Republikës? Të paktën në aspektin moral: kemi një qeveri të cilës i rrëzohen si antikushtetuese nisma ligjvënëse me pasojë të madhe dhe një President që akuzohet për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe rrezikon të shkarkohet. Mendoni se ka diçka që nuk shkon në këtë raport shkak pasojë?

Unë nuk do i shikoja të lidhura të dyja rastet. Unë do thoja që secili institucion të gjykohet për rastin konkret. Secili duhet të jetë i gjykuar për një vendim të momentit konkret, duhet të gjykohen për gjërat momentale. Unë dua të bëhet një veprim, i të gjitha organeve kushtetuese të këtij vendi. Është e pamundur që një shtet të funksionojë, nëse organet janë kundër njëri-tjetrit. Secili duhet ta mbajë atë pushtet që ka në bashkëpunim me tjetrin. Presidenti nuk ka vetëm kompetencë për të dekretuar si noter për ministrat. Secili organ nuk duhet të cenojë njëri-tjetrin. Këtë dua edhe unë, ta ushtrojnë ashtu siç duhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.