3.5 miliardë euro për t’i mbajtur refugjatët jashtë BE-së

Postuar në 25 Qershor, 2021 18:33

Bashkimi Evropian do të mbështesë me 3.5 miliardë euro (4.18 miliardë dollarë) Turqinë, në mënyrë që të vazhdojë të strehojë refugjatë sirianë deri në vitin 2024. Fondi është pjesë e një plani më të madh rajonal për mbështetjen e refugjatëve, në mënyrë që të ndalohet fluksi i tyre drejt vendeve të BE-së.

BE po kërkon të azhurnojë paktin e vitit 2016 me Ankaranë, një marrëveshje e diskutueshme për të cilën blloku ra dakord të shpenzonte 6 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.

Në Turqi jetojnë aktualisht 3.7 milion sirianë. Turqia kufizohet me provincën Idlib, pjesa e vetme e Sirisë jashtë kontrollit të Presidentit Bashar al-Assad. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se miliona sirianë përballen me katastrofën nëse nuk miratohet mirëmbajtja e një rruge kalimi ndihme midis Idlib dhe Turqisë muajin tjetër.

Më shumë se 1 milion sirianë në Turqi nuk kanë leje pune, çka i bën ata vulnerabël ndaj shfrytëzimit. Rreth 400 000 fëmijë refugjatë në Turqi nuk ndjekin shkollën, çka do të thotë mundësi më e madhe për probleme të shëndetit mendor, shfrytëzim për punë dhe martesa nën moshë, sipas UNICEF.

Turqia mban peshën më të madhe të refugjatë. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në Turqi kanë gjetur strehë gati 3.7 milionë refugjatë, ose 15% të të gjithë e totalit botëror të njerëzve të zhvendosur nga vendet e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.