Rusi/Vaksina stok dhe rekord infeksionesh të reja
Nuk ka ende një shpejgim se pse vaksinimi është në shifra të ulëta në Rusi, në një kohë kur vaksinat janë në dispozicion dhe paralelisht rastet e Covid-19 po rriten çdo ditë. Fushata e vaksinimit ka nisur prej kohësh dhe paravërisht nxitjes dhe stimujve nga qeveria, janë vetëm 18 milionë rusët që kanë marrë të paktën një dozë vaksine (shifra e 2 qershorit).
Në Rusi, vaksinën mund ta bësh kudo, por pavarësisht kësaj, fushata është shumë larg asaj të Perëndimit, raporton France 24. Ndryshe nga shumica e vendeve, Rusisë nuk i mungojnë vaksinat, pasi ka aprovuar katër të tilla, ndërkohë që duhet rikujtuar se ishte a para që prodhoi një vaksinë kundër Covid-19, Sputnik V, dhe lidhi marrëveshje furznizimi me shumë vende të tjera.
Moska regjistroi më shumë se 9 000 raste të reja të premten, mbi gjysma e totalit kombëtar. Kjo e ka bërë të rikthejë masat që ishin hequr, duke përfshirë mbylljen e bareve deri në orën 11:00. Një masë tjetër është vaksinimi i detyrueshëm për njerëzit që punojnë në mjedise publike si parukierët dhe shoferët e taksive, tregtarët, punonjësit e bankave dhe mësuesit.
Rritja e beftë e rasteve vjen vetëm pak muaj pasi presidenti Putin i siguroi rusët se më e keqja kishte kaluar. Kjo duket se i ka zënë të papërgatitur edhe zyrtarëve të lartë, që qëndrojnë pas garancisë së Putinit. Virologët rusë thonë se varianti Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, tani është lloji më i përhapur në Moskë. Kryetari i bashkisë, Sergey Sobyanin, raportoi të premten se 89.3 përqind e të gjitha rasteve të reja të koronavirusit në qytet përfshijnë variantin Delta. Rusia ka raportuar 125 853 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por mendohet që numri real është shumë më i lartë.
Add new comment