Zbulohet vendndodhja e mbetjeve të ish-kryeministrit japonez të LIIB, Hideki Tojo

Postuar në 14 Qershor, 2021 12:33

Ka marrë fund misteri i vendndodhjes së mbetjeve të ish-kryeministrit të Japonisë militariste, Hideki Tojo, ekzekutuar me varje në vitin 1948 nga amerikanët si kriminel lufte. Profesori japonez i universitetit të Nihon, Hiroaki Takazawa, ka zbuluar në arkivat amerikane, dokumente të deklasifikuara që zbulojnë se çfraë ndodhi me mbetjet e Tojos, i cilësua si arkitekti i sulmit mbi Peral Harbor.

Dokumentet tregojnë se hiri i trupit të kremuar të Tojos, së bashku me 6 persona të tjerë u hodhën në oqeanin Paqësor nga një aeroplanmbajtëse rreth 50 km në lindje të Yokohamas, qyteti i dytë më i madh i Japonisë. Sipas profesorit në fjalë, misioni u mbajt në sekret maksimal nga pala amerikane që nuk donte që Tojo të venerohej dhe glorifikohej nga ultranacionalistët japonezë, trashëgimtarët politikë të të cilëve kanë dinamizmin e tyre edhe sot në krahun konservator në Japoni.

                                             

Tojo konsiderohet një figurë e ndërlikuar e historisë japoneze. Në Perëndim ai akuzohet se zgjati luftën dhe se vendimet e tij ishin një ndër arsyet e hedhjes së dy bombave atomike nga amerikanët. Ai tentoi vetëvrasjen një muaj pasi ish-perandori Hirohito njoftoi dorëzimin e Japonisë, ndërkohë që forca ushtarake kishin shkuar ta arrestonin. Tojo banonte në një shtëpi modeste në Tokio.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.