Ndërron jetë lideri i grupit islamik nigerian Boko Haram
Një grup rival i grupit të njohur islamik Nigerian, Boko Haram, ka njoftuar agjencinë “Reuters” se lideri i këtij të fundit, Sbubakar Shekau, ka vdekur. Lajmi është përcjellë me një mesazh audio nga rivalët e Boko Haram, grupi Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndinomore sipas të cilit Shekau ndërroi jetë më 18 maj pasi hodhi veten në erë i rrethuar nga forcat rivale.
Në regjistrimin audio raportohet se është transmetuar zëri i liderit të grupit, Abu Musab al-Barnawi që ka deklaruar se “Zoti e gjykoi Shekaun duke e çuar në Parajsë”.
Sipas interpretimeve të ndryshme, vdekja e Shekau mund të çojë në përfundimin e rivalitetit mes dy grupeve dhe absorbimin e Boko Haram në rrjetin e Shtetit Islamik. Shekau u bë i njohur pak vjet më parë me një video kërcënuese teksa në listën e emrave që përmendte figuronte edhe Abraham Lincoln.
Add new comment