boko haram
Ndërron jetë lideri i grupit islamik nigerian Boko Haram
Një grup rival i grupit të njohur islamik Nigerian, Boko Haram, ka njoftuar agjencinë “Reuters” se lideri i këtij të fundit, Sbubakar Shekau, ka vdekur. Lajmi është përcjellë me një mesazh audio nga rivalët e Boko Haram, grupi Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndinomore sipas të cilit Shekau ndërroi jetë më 18 maj pasi hodhi veten në erë i rrethuar nga forcat rivale.
Në regjistrimin audio raportohet se është transmetuar zëri i liderit të grupit, Abu Musab al-Barnawi që ka deklaruar se “Zoti e gjykoi Shekaun duke e çuar në Parajsë”.
Të mbijetuarat e Boko Haram
Grupi terrorist nigerian Boko Haram ka nisur që nga viti 2009 një fushatë rrëmbimesh të vajzave të reja që mandej i nënshtrohen përdhunimit. Disa prej tyre ja kanë dalë të ikin duke treguar përvojën e kaluar me një grup që pretendon kredo fetare, ndërkohë që ushtron dhunë të pakufizuar. Më poshtë disa foto të vajzave që ia kanë dalë të ikin, realizuar nga një fotografe neozelandeze.