Libani në pikiatë, ndërpritet furnizmi me energji për 1/4-ën e vendit
Kriza politiko-ekonomike në Liban ka njohur një tjetër shfaqje në një sektor jetik si furnizimi me energji elektrike. Kompania turke, Karpowership ka ndërprerë furnizimin me energji pas 18 muajsh vonesë në pagesë nga qeveria ndërkohë që mbulon ¼-ën e sektorit. Sipas kompanisë qeveria libaneze i detyrohet 100 milionë dollarë, ndërkohë që nga ana tjetër ndaj saj ka akuza për korrupsion.
Karpowership ofron 370 megavatë energji nga 2 200 që është prodhimi total në Liban.
Për 18 muaj ne kemi qenë tej mase fleksibël me shtetin, duke furnizuar vazhdimisht pa pagesë apo pa një plan pagese, sepse vendi po përballej me kohë të vështira. Megjithatë asnjë kompani nuk mund të operojë në një mjedis me kaq risqe
është shprehur kompania në një deklaratë për shtyp.
Vendimi vjen pas kërcënimeve nga Prokuroria për sekuestrimin e anijeve që prodhojnë energjinë pasi një televizion lokal raportoi për aferë korrupsioni rreth një kontrate furnizimi, çka është mohuar nga kompania e cila rrezikon gjobë me 25 milionë dollarë. Në Liban furnizimi me energji është një problem serioz dhe një pjesë e njerëzve kanë kaluar në përdorimin e gjeneratorëve privatë.
Add new comment